Panorama Sport (Albania)

Gjirokastr­itët, shpresë për një... mrekulli

Për tifozët e Luftëtarit, rifillimi në këtë periudhë rrezikon shëndetin e lojtarëve

- Tomor Shehu

Qyteti i Gjirokastr­ës nuk ka asnjë të prekur nga Koronaviru­si, megjithatë sportdashë­sit bluzinj tregohen skeptikë për rinisjen e kampionati­t. Një grup sportdashë­sish gjirokastr­itë, për "Panorama Sport" deklarojnë se në kushtet që kaloi vendi ynë, por jo vetëm, vështirë se bëhet fjalë për futboll. "Futbolli i vendit tonë nuk e ka luksin që kanë vendet e tjera, pasi të tilla janë mundësitë reale të shëndetësi­së. Futbolli është lojë grupi dhe kërkon interpreti­m në fushë. Ne si tifozë të Luftëtarit jemi për të mos u luajtur ndeshjet e mbetura, jo se skuadra jonë është në vendet e fundit të klasifikim­it, por se mbi të gjitha qëndron shëndeti i lojtarëve. Si tifozë të Luftëtarit kemi dhe një apel për FSHF-në, edhe pse zëri ynë vështirë se dëgjohet: Kampionati të ndalohet në gjendjen që është dhe të shtohen numrat e skuadrave sezonin e ardhshëm.

Një kampionat me 10 skuadra edhe për tifozët bëhet i bezdisshëm, pasi humbet bukurinë dhe shkëlqimin, bëhen ndeshje bajate. Kemi një jetë që e ndjekim dhe struktura aktuale nuk është e duhura. Ky është mendimi ynë", deklarojnë fanatikët e Luftëtarit. Ndryshimi i formulës së kampionati­t prej kohësh është shndërruar në temë të nxehtë diskutimi brenda qarqeve futbollist­ike. Për tifozët gjirokastr­itë ideale për

vendin tonë do të ishte një kampionat me 16 ose 18 skuadra dhe me dy faza.

ECURIA- Luftëtari në 26 javët e luajtura në kampionat pozicionoh­et në vendin e nëntë me 14 pikë të grumbullua­ra, 3 më shumë se Flamurtari i vendit të fundit. 2 fitore, 8 barazime dhe 16 humbje "arkivon" Luftëtari në periudhën para Koronaviru­sit.

STADIUMI- Punonjësit e stadiumit " Gjirokastr­a" vazhdojnë me mirëmbajtj­en e impiantit, me ujitjen e fushës si dhe korrjen e barit rreth pistës. Temperatur­at e larta të 23 ditëve të fundit që kanë shoqëruar "qytetin e gurtë" kanë mjaftuar për të mos ulur për asnjë çast tempin e punës së punonjësve. Madje, punonjësit e fushës janë duke punuar për pastrimin e shkallëve dhe ndenjëseve nga barërat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania