Panorama Sport (Albania)

Rrëfimi i Lakos: Si na la autobusi kur luaja me Skënderbeu­n

"Harruni presidenti më i mirë, Qosen vlerësoj si lojtar"

- LLAZI SARO

Stavrion Lako është një nga ata ish-fut bollistë korçarë që ka lënë gjurmë te Skënderbeu, por jo vetëm. Ish-mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e ekipeve si Dinamo, Teuta, Elbasani dhe Pogradeci në elitën e futbollit shqiptar. Sot 39-vjeçari është trajner, teksa prej vitesh punon në akademinë e Skënderbeu­t. I kontaktuar nga "Panorama Sport", ai tregoi disa nga momentet më pikante të karrierës, ndërsa foli edhe për aktualitet­in, teksa nuk dihet ende se kur do të rinisë kampionati. Stavrion, u bënë dy muaj pa futboll. C’farë pritni të ndodhë me kampionati­n, në një kohë që qeveria ka thënë se stërvitjet individual­e duhet të nisin më 18 maj?

Shkëputja ka qenë e gjatë dhe normalisht ata që janë të lidhur në përditshmë­ri me këtë sport e dinë mirë sesa e vështirë është të përballohe­t kjo ndalesë. Në kushtet kur dy muaj kampionati ndaloi, nuk mendoj se me 12 ditë përgatitje ekipet mund të jenë gati. Do të ishte risk për lojtarët që të fillonin menjëherë, pasi dëmtimet do t'i penalizoni­n. Mendoj se duhet kohë më e gjatë për Superioren që të fillojë normalisht dhe pa probleme te lojtarët.

Trajneri Daja ka thënë se pas kësaj zgjatjeje, nuk ka më kuptim, ndërsa propozoi të shtoheshin ekipet në Superiore. Thuajse të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe presidenti Takaj...

Është normale që pas një shkëputjej­e kaq të gjatë, nëse nuk kryhet faza e plotë, të ketë zëra kundër. Unë mendoj se do të ishte zgjidhja më e mirë në rast se nuk garantohet rikthimi në formë i të gjitha ekipeve. Siç e thashë, është risk për lojtarët të rifuten në garë pa patur formën e duhur. Në karrierën tuaj si futbollist, cili ka qenë momenti më i bukur që e mbani mend gjatë?

Pa dyshim që nëse do të flasim për momentin më të bukur të karrierës, ka qenë viti 2011. Kishim ndërtuar një ekip fantastik dhe pas një sezoni mjaft të luftuar u shpallëm kampionë me Skënderbeu­n. Ishte gjëja më e bukur që mund të kujtoj dhe do ta mbaj gjatë në mendje.

Në kujtesën tuaj ekziston momenti më i errët në karrierë?

Momenti më i errët për sa i përket karrierës sime është ai dëmtim i vitit 2003. Isha pjesë e Dinamos në atë kohë dhe gati për një sezon mjaft të mirë. Pësova një dëmtim të keq, që më mbajti për 18 muaj larg fushave të futbollit. Për fat të mirë ia dola të rikthehem dhe të luaj sërish në nivele të larta.

Keni luajtur futboll në kohën kur sporti në vend kishte shumë probleme. Cili është momenti më humoristik që mbani mend?

Momente humoristik­e ka patur shumë. Aq shumë sa nuk e di se cilin mund të veçoj. Po ktheheshim nga Gjirokastr­a dhe ndaluam për të ngrënë diku afër Përmetit. Kur mbaruam, autobusi u nis dhe shoferi na harroi. Ishim pesë lojtarë në lokal dhe e kemi ndjekur autobusin me një makinë të Përmetit.

Cilin do të veçonit si presidenti­n më të mirë me të cilët keni punuar?

Për sa u përket presidentë­ve,

pa dyshim që Vasfi Harruni. Ka qenë ai që i ka dhënë shumë futbollit korçar në ato ditë të vështira. Ndërsa tani që jam larguar nga futbolli i luajtur dhe po vijoj të jem pjesë e futbollit si trajner mund të veçoj Ardjan Takajn.

Po presidenti që nuk keni shkuar mirë?

Sinqerisht nuk mund të veçoj askënd. Ata mundoheshi­n të bënin më të mirën e tyre për klubet ku unë kam luajtur. Plus kësaj unë kam qenë një tip i qetë dhe nuk është se kam patur probleme me presidentë­t.

Nga lojtarët që keni luajtur, cilin do të cilësonit si më të mirin?

Kam luajtur me shumë lojtarë të mirë në ekip, madje edhe me shumë kundërshta­rë që ishin mjaft cilësorë. Por, nëse duhet të veçoj ndokënd, pa dyshim që Rigels

Qosa bënte diferencën. Jo vetëm në futboll, por nga të gjitha anët.

Po lojtari më i keq në fushë si pasojë e karakterit?

Nuk më kujtohet ndonjë lojtar i veçantë për momentin, por disa ishin të ashpër në lojë po asnjë me qëllim për të vrarë e dëmtuar me vetëdije.

Po ai që sillte humor në një skuadër, që e mbante lidhur ekipin në dhomat e zhveshjes?

Kur flasim për vitet 1996-2005 kur unë kam luajtur futboll, ky sport ka patur shumë probleme. Por nuk ka munguar as humori, pasi lojtarët qëndronin më shumë bashkë dhe ndanin më shumë kohë me njëritjetr­in. Nga të gjithë kolegët veçoj Fjodor Xhafën. Besoj se edhe sot kur e lakoj, emri i tij sjell ende shumë humor për ne që kemi luajtur me të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania