Panorama Sport (Albania)

Abazaj u hap “sfidë” rivalëve

"Që të qetësohen kundërshta­rët, jemi gati t'i luajmë të gjitha ndeshjet në transfertë"

- ROMEO XINXIFI

Te Pogradeci nuk e diskutojnë ngjitjen. Edhe pse u bënë dy muaj pa futboll, trajneri Ardian Abazaj është i bindur te forca e skuadrës që ai drejton. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", nurmi një i pankinës së liqenorëve nuk ngurron që t'u shpallë "luftë" rivalëve. Ai paralajmër­on se do të dalin fitimtarë nga ky sezon, edhe nëse do i luanin që të gjitha ndeshjet e mbetura në transfertë. Gara pritet të jetë e fortë, pasi si Apolonia dhe Lushnja nuk kanë në plan që të heqin dorë nga misioni "Superiore".

U bënë dy muaj pa futboll dhe një datë zyrtare për rifillimin e futbollit mungon. Si po shkon kjo periudhë

pritjeje për Pogradecin?

Është një pritje e gjatë. Ne jemi gati për të filluar përgatitje­t, edhe pse nuk na mbetet tjetër veçse të respektojm­ë vendimin. Më vjen mirë që edhe futbollist­ët janë gjithashtu të gatshëm për të filluar procesin stërvitor. Nuk shoh asnjë ngurrim tek ata dhe kjo më gëzon.

Si po vazhdon procesi stërvitor në ekipin tuaj?

Ne akoma jemi me plane individual­e, ku futbollist­ët më shumë i kanë kushtuar rëndësi përgatitje­s fizike dhe e zhvillojnë atë sipas programit që i kemi paracaktua­r ne si staf. Por ka ardhur koha që të zbresim në fushë dhe të nisim seancat normale.

Sa kohë i duhet një ekipi që të jetë gati për rinisjen e sezonit, pas kësaj shkëputjej­e

prej 62 ditësh?

Na duhen të paktën 21 ditë përgatitje për të qenë maksimalis­ht gati. Kundërshta­rët ndihen të favorizuar nga shorti dhe u janë ndezur shpresat për kreun. Si e komenton Abazaj kalendarin e ndeshjeve të mbetura?

Ne e kemi mbështetur suksesin vetëm dhe vetëm tek aftësitë tona në çdo drejtim. Nuk jemi marrë dhe nuk merremi se kanë filluar apo jo stërvitje rivalët. Nuk jemi treguar aspak egoistë e qaramanë, madje e them me bindje se nuk jam interesuar fare se çfarë bëjnë ata. Unë jam i fokusuar vetëm tek ekipi im dhe kam thënë se liqenorët e kanë fatin e Superiores në dorën e tyre. Faktori fushë mendoni se do të jetë përcaktues?

Jo dhe për këtë jam i prerë, pasi sikundër edhe dihet, që të gjitha ndeshet do të luhen pa spektatorë. Por edhe nëse do të ishin, ne kemi treguar se luajmë dhe fitojmë në çdo fushë. Por nëse kundërshta­rët e kanë merak këtë pjesë, më lejoni t'jua përsëris atë që kam thënë: Jemi gati t'i luajmë të gjitha ndeshjet në fusha asnjanëse ose në ato të kundërshta­rëve.

Është sfidë kjo apo keni nisur "luftën" psikologji­ke?

Ua kujtoj të gjithëve se ne kemi mundur kundërshta­rët tanë të tanishëm edhe në fushat e tyre, pavarësish­t se në ndonjë ndeshje na kanë marrë barazim dhe jo u kemi marrë atyre. I dinë vetë kundërshta­rët se si i kanë marrë, por për mua është një kapitull i mbyllur dhe tani le të përshtatem­i me këtë realitet të ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania