Panorama Sport (Albania)

Apolonia, Mërgjyshi: Klubet të ngrenë zërin

Kryeqyteta­si kërkon që shanset të luhen në fushë

- BUJAR RAMA

Vazhdon "telenove la në kohë virusi" e vonesës së vendimit për fatin e sezonit. Kreu i FSHFsë, Armand Duka, la dyshime me frazën: "Nëse nuk nisim më 1 qershor, më mirë të mendojmë për sezonin tjetër", ndërsa Kupa mund të mbetet në mes të rrugës. Zhvillimet e fundit "online" nga asambleja e FSHF-së nuk sollën gjë të re. Asnjë klub nuk foli dhe pritja po zgjatet pak nga pak deri në mosbesim për rikthimin e futbollit në fushë. Një opinion mbi këtë problemati­kë vjen përmes intervistë­s së shkurtër që trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, jep ekskluzivi­sht për "Panorama Sport". Mërgjyshi, ka vonesë në vendimin për rifillimin e kampionati­t. Duka u shpreh se nëse nuk nis më 1 qershor, më mirë të stopohet kampionati dhe Kupa të zerohet. Mendimi juaj?

Dihet që vonesat janë gjithmonë të këqija, më shumë shtojnë anët negative. Askush nuk do donte ta mendonte një vendim kaq drastik në dëm të futbollit, të sportistëv­e, neve që drejtojmë dhe të klubeve. Më shumë dëmtohen lojtarët në aspektin

sportiv, ekonomik e psikologji­k, por dhe skuadrat në tërësi, në kontekstin e objektivav­e dhe financimev­e. Megjithatë, jam me shpresë të madhe se do të rifillojmë.

Në asamblenë e FSHF-së asnjë klub nuk bëri ndonjë propozim konkret për garën

dhe është lënë ditët në vazhdim të diskutohet mes FSHFsë dhe anëtarëve të 3 kategorive. Normale ju duket koha evazive?

Nuk më duket shumë normale, sepse, sipas gazetës suaj, por edhe krejt opinionit, të gjitha klubet kanë shprehur lirshëm

mendimet e tyre, të gjitha klubet kanë qenë unanime për vazhdimin e kampionati­t. Por, kur vjen puna që duhet të ngrenë zërin atje ku duhet, nuk koordinohe­n dhe "meken". Jemi vetë ne "aktorët" e futbollit që duhet ta ngremë zërin fuqishëm dhe t'i mëshojmë këtij problemi. Jemi ne më të prekurit nga kjo situatë. Nuk është gjë pozitive që klubet e humbasin një shans të tillë. Nëse nuk rifillon kampionati, Superiorja qëndron me 10 ekipe (2 zbresin e 2 ngjiten), çfarë qëndrimi do të kishte Apolonia për mundësinë e privuar?

Do të ishte skenari më i keq i mundshëm, që nuk besoj se do të ndodhë. Është vendim që duhet ta marrin drejtuesit, por është gjithashtu diçka që na dëmton shumë si Apoloni. Kemi qenë të dytët, të tretët, të parët, në pozita kreu gjithë kohës. E kam thënë se ky kampionat do jetë shumë i vështirë, se do të jemi gjithmonë dinjitozë, në garë për trofeun. Duam t'i luajmë shanset deri në fund, nuk di çfarë mund të ndodhë nëse stopohet këtu gjithçka. Do të ishim më të dëmtuarit në Kategorinë e Parë. Sido që të ndodhë, të paktën "play off"-i duhet të bëhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania