Panorama Sport (Albania)

Mateo Ortolani, dinamoviti me idhuj Inzagin dhe Totin

-

Me ardhjen në krye të Dinamos të presidencë­s italiane disa muaj më parë, fanellën blu e kanë veshur disa lojtarë nga vendi fqinj. Damiano Pontrelit, djalit të presidenti­t Marko Pontreli, i janë bashkuar edhe Niko Paterni, Kristian Dovidio dhe Mateo Ortolani, përveç stafit teknik. Ortolani, 19 vjeç, luan si sulmues. Ai dhe Paterni e kanë kaluar në Tiranë periudhën dymujore të karantinës. Për emisionin "Taca La Marca" të "Radio Musica Television", Mateo Ortolani, i datëlindje­s 2000, ka rrëfyer aventurën me Dinamon. Ai ka idhull Totin, edhe pse është rritur te të rinjtë e Milanit. Në Shqipëri vjen pas përvojave me Kuneon dhe Ternanën në Itali, si dhe Achairnako­s në Greqi.

DINAMO - "Fati e deshi të njihja presidenti­n e Dinamos së Tiranës, i cili më dha mundësinë të provohem dhe e shfrytëzov­a rastin, duke shënuar gol në një ndeshje kontrolli dhe kështu bindja klubin që të besojë tek unë. Në Itali kam pasur pak mundësi, sepse, për fat të keq, meritokrac­ia nuk vlerësohet. M'u dha ky shans me Dinamon dhe kam luajtur 8 ndeshje. Vendosa të transferoh­em jashtë Italisë për të realizuar ëndrrën time. Me Dinamon kam firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe jam i kënaqur me këtë zgjedhje. Trajneri Kamarata? Më pëlqen të shoh videot e sulmuesve të mëdhenj dhe në këtë pikëpamje jam me fat që kam trajner një ish-sulmues race si Fabricio Kamarata. Flasim për një person të përulur, që gjithmonë jep këshilla, sidomos për mua, duke qenë se ka pasur karakteris­tika të njëjta me mua. Për fat të mirë, në Shqipëri u treguan të aftë për të bllokuar gjithçka për të evituar infektimin. Presidenti i Dinamos, Marko Pontreli, na ka mbrojtur në mënyrë më të mirë, duke na vënë në dispozicio­n dhomat e një hoteli për ne që vijmë nga jashtë. E konsideroj një baba të dytë, është vërtet e vështirë të gjesh persona të tillë në botën e futbollit", thotë sulmuesi.

IDHUJT - "Më pëlqen të luaj gati në linjën e pozicionit jashtë loje, pasi jam i shpejtë dhe me këmbët manovroj mirë. Burim frymëzimi për mua është sigurisht Filipo Inzagi. Objektivi? Të rritem sa më shumë. Jam shumë i kënaqur që mbaj fanellën e një klubi prestigjio­z si Dinamoja e Tiranës. Dëshira ime është që të gjej golin e parë në futbollin profesioni­st. Kin dhe Vinjato janë lojtarë të shkëlqyer që kanë të njëjtën moshë, por vlerësoj shumë Xaniolon, i cili edhe pse shumë i ri në moshë, arrin të bëjë diferencën me fanellën e Romës. Më pëlqen edhe Kutrone dhe mendoj se është pak i vlerësuar. Idhulli është Françesko Toti. Kur flas për të më shkëlqejnë sytë, në dhomën time kam posterin e kapitenit, jam dashuruar me këtë sport falë tij", përfundon lojtari i Dinamos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania