Panorama Sport (Albania)

Balla: Po hapet çdo gjë, pse vetëm futbolli ka rrezik?!

Elbasani/ “Po kalojmë një situatë që në fillim na u duk joreale”

- Vladimir Mema

Ashtu si të gjitha klubet e tjera të futbollit shqiptar, edhe Elbasani është në pritje të zhvillimev­e për rifillimin ose jo të kampionati­t. Verdheblut­ë janë skuadra më e interesuar për fatet e sezonit, sepse është në rrezik serioz mbijetesa në Kategorinë e Parë. Kuptohet që në Elbasan duan të sigurojnë mbijetesën, në fushë apo tavolinë qoftë, ndonëse më normalja do të ishte ta arrinin duke luajtur ndeshjet e mbetura dhe duke luftuar deri në minutën e fundit. Kështu shprehet në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" edhe sulmuesi Kejdi Balla. Autori i tre golave për elbasanasi­n këtë sezon pohon se ndalesa gati dymujore është shumë e gjatë për një futbollist. Edhe pse janë munduar ta kompensojn­ë me ushtrime individual­e këtë periudhë, ai thekson se rifillimi i kampionati­t nuk duhet të shtyhet më, për aq kohë sa vendi po i rikthehet normalitet­it. "Po kalojmë një situatë që në fillim na u duk joreale, sepse nuk besonim se ndonjë ditë do të ndalohej futbolli dhe mund të ishte thjesht çështje ditësh. Por u bënë më shumë se dy muaj që po jetojmë pa futboll dhe janë vërtet shumë. Mund të jetë një vendim që u takon ekspertëve, por kur po hapet çdo gjë, sporti dhe futbolli qenka më i rrezikshmi? Ne duam të luajmë sa më parë dhe për më tepër të arrijmë të sigurojmë mbijetesën në fushë të skuadrës", u shpreh 20vjeçari i Elbasanit. Verdheblut­ë mbajnë vendin e fundit në Grupin B të Kategorisë së Parë dhe për të qëndruar duhet të lënë pas të paktën dy skuadra rivale. Garën ata e kanë me Turbinën dhe me Shënkollin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania