Panorama Sport (Albania)

“Titullin e humbëm nga Mile, FSHF na bëri puçin kur vdiq djali”

"Çelën e konsideron­im mik, ju tregoj telefonatë­n para finales. Muça të flasë për fitoret e dyshimta të Tiranës..."

- EDI SPAHIU

Refat Çobo, babai i ish-pres identit të ndjerë të Tomorit, Adrian Çobo, i është bashkuar debatit për titullin e sezonit 1999-2000, për të cilin në qytetin e Beratit ka shumë kontestime. 20 vite pas ndarjes nga jeta të djalit të tij, Refat Çobo, rrëfehet për herë të parë për një media që nga koha kur i biri u vra tragjikish­t pas ndeshjes Partizani-Tomori 0-1, më 13 maj të vitit 2000. Ai tregon ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" detaje të pathëna më parë. Çobo flet për një bisedë të zhvilluar në telefon para finales në Elbasan me ish-shefin e garave në FSHF, Besnik Çela, ndërsa cilëson si fajtor për humbjen e titullit trajnerin e Tomorit, Kristaq Mile. Më tepër, Çobo ia faturon kreut të pankinës për faktin se lejoi të gjuante penallti në ndeshjen TomoriTeut­a portierin Muxhaj dhe jo një sulmues. Refat Çobo dyshon për inskenim nga FSHF që e çoi finalen në Elbasan dhe jo në Tiranë, ku e dëshironte presidenca e Tomorit, si dhe akuzon për dhunë ish-komisarin e Elbasanit, Edmond Koseni. Por, mbi të gjitha, në rrëfimin e tij, ai hedh dritë për ngjarjen me arbitrin Bujar Pregja, që sipas ish-shefit të klubit të Tiranës, Sulejman Mema, është dhunuar në Berat. Për këto, por jo vetëm, Çobo vjen në një rrëfim të jashtëzako­nshëm në këtë muaj përkujtimo­r të ndarjes nga jeta të djalit të tij, Adrianit. "Ëndrra vazhdon, do ta çojmë deri në fund amanetin e Adrit", thotë ndër të tjera gjatë intervistë­s babai i ish-presidenti­t.

Zoti Çobo, u bënë 20 vite nga humbja e të birit, Adrianit. Sa i pranishëm është kujtimi i tij në familjen tuaj?

Si fillim më duhet të falënderoj gazetën "Panorama Sport" që po më jep mundësinë për të folur, si për kujtimin e djalit tim si ish-president i Tomorit dhe po ashtu për të risjellë për opinionin disa nga momentet dhe emocionet e përjetuara në sezonin 1999-2000. Ishte kampionati kur Tomorit dhe tifozëve beratas iu mohua padrejtësi­sht titulli kampion. Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit tim, Adrian Çobo, familja e përkujton me mall dhe dhembshuri. Po kështu, edhe miqtë dhe shoqëria jonë e madhe, duke na e bërë akoma më të lehtë kujtimin e tij. Jemi një familje e madhe, nga vëllezërit, dajat dhe nipër e mbesa, që e ruajnë ende të freskët kujtimin e tij. Aq më shumë edhe të gjithë sportdashë­sit dhe qytetarët beratas, që vlerësojnë kontributi­n e tij si ish-president i Tomorit, pa lënë mënjanë këtu edhe gjithë shoqërinë tonë brenda dhe jashtë vendit. U jam mirënjohës për respektin e treguar në lidhje me kujtimin e Adrit. Për mua mbetet i paharruesh­ëm edhe telegrami i ngushëllim­it 20 vite më parë nga ana e presidenti­t të FIFA-s, Sep Blater, si dhe atij të UEFA-s, Mishel Platini.

Cili ishte pasioni i djalit tuaj për futbollin?

Kishte një pasion shumë të madh për futbollin që fëmijë. Ai luante me shokët e lagjes dhe një nga vëllezërit e tij, duke shfrytëzua­r fushën pranë lagjes sonë. Stërvitej ndonjëherë edhe me ish-mbrojtësin e njohur të Tomorit, Ylli Karkanjozi, që së bashku me vëllain e tij Fatosin, kishin hapur dhe stërvitnin një ekip fëmijësh, ku dallonte ish-mesfushori i njohur, Ilir Çaushllari. Ka qenë edhe pjesëtar në ekipin që përfaqëson­te lagjen tonë në kampionati­n midis lagjeve në Berat që ishte edhe aktiviteti më i ndjekur në qytetin në periudhën e pushimeve të verës.

Të flasim pak për momentin kur Adriani u vendos në krye të Tomorit si president klubi. Si ndodhi dhe kush ishte njeriu që e shtyu më tepër?

Po, e kujtoj shumë mirë atë moment. Mund të them se ka edhe një histori apo zanafillë mënyra dhe rruga që ai zgjodhi të merrte përsipër sponsorizi­min e Tomorit. Gjithçka erdhi pas një ndeshjeje në Turqi, ku ndodheshim me pushime. Ishte viti 1998, kur së bashku me mua ndodhej në Stamboll edhe

ish-futbollist­i dhe trajneri i njohur fierak, Laze Haxhiaj, që është miku ynë i familjes. Ndoqëm ndeshjen e madhe midis Beshiktash­it dhe Gallatasar­ajit, duke parapëlqye­r lojën e bukur gjithë atë rivalitet, ku dallonte sulmuesi Hakan Shukur. Pas ndeshjes, të ulur për një kafe, Adri midis të tjerash na tha: "Po përse të mos e bëjmë edhe ne Tomorin një skuadër që të pretendojë dhe të luajë në Kupat e Europës? Ne me atë tifozëri të ndezur që kemi dhe me miqtë tanë biznesmenë që e duan futbollin, i kemi të gjitha mundësitë t'ia dalim".

Dhe si ishin hapat e mëtejshëm?

Sapo u kthyem nga Turqia, Adri bisedoi me njerëzit e afërt të familjes. Së bashku me dajën e tij të madh, Myrteza Toto, dhe biznesmenë­t e njohur vendës, që ishin miqtë e tij: Luan Koka dhe Luan Polovina, vendosën që të hidhnin këtë hap të rëndësishë­m, për të hapur një faqe të re në futbollin beratas. Sigurisht që hapat u hodhën në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Në muajin dhjetor të vitit 1998, pasi kontaktuan dhe bënë kërkesën pranë Bashkisë Berat, morën aprovimin nga kryebashki­aku Nikollaq Mata. U mblodh asambleja e jashtëzako­nshme që zgjodhi strukturat e reja

dhe bordin drejtues, duke u zgjedhur Adrian Çobo president, ndërsa Koka dhe Polovina zv.presidentë. Puna nisi menjëherë me emërimin e stafit teknik, duke zgjedhur Kiço Milen trajner dhe Përparim Kovaçin zv.trajner, ndërsa të ndjerin dhe të mirin Vladimir Bega si trajner portierësh. Si sekretar të ri u emërua një kuadro i njohur dhe nga më të zotët në qytetin tonë, si Ismet Ajzi. Kryesia dhe asambleja funksionon­in sipas parametrav­e më bashkëkoho­re të një klubi model.

Këtu besoj se nisi edhe projekti i Tomorit nënkampion?

Të më falni, më duhet t'ju korrigjoj. Këtu nisi projekti i Tomorit kampion, titull plotësisht të merituar që na e mohuan disa njerëz që i kemi mbajtur afër dhe i kemi respektuar si miq, por për fatin tonë të keq, këta zotërinj që kishin funksione në federatë, na kishin dashur me interes. Janë ata që na mohuan titullin kampion. Megjithatë, do të flasim më tej më për këtë temë. Dua të theksoj se bordi i klubit në atë kohë, veç garancisë financiare, kishte mbështetje edhe nga dhjetëra dashamirës dhe biznesmenë të qytetit tonë. Ata u afruan dhe dhuronin donacione për skuadrën, që nën presidencë­n e Adrian Çobos dhe miqve të tij, e kthyen Tomorin në ekipin më të paguar në kampionati­n shqiptar, ku rrogat, premiot dhe kontratat ishin shumë të larta. Për këtë mund të pyesni ish-futbollist­ët dhe stafin teknik të asaj kohe. Investimi dha rezultat qysh në fillimet e punës, sepse në fazën e dytë të sezonit 1998-1999, Tomori nga një skuadër për mbijetesë, ka pretenduar pjesëmarrj­en në Kupat e Europës. Në atë sezon vendi i katërt dhe ai i pestë u ndanë vetëm me një pikë diferencë.

Gjithsesi, për t'u futur direkt në temë, pikërisht për atë që ju pretendoni

se titulli i sezonit 19992000 ju është mohuar. Nga ana tjetër, kanë folur edhe ish-trajneri dhe ish-shefi i klubit të Tiranës, pikërisht Shkëlqim Muça dhe Sulejman Mema...

Kam respekt për këto dy figura të njohura të futbollit, por edhe atyre shumë miqësisht do t'u kërkoja që të jenë më të kujdesshëm kur prononcohe­n. Është e papranuesh­me që të përdoren disa terma për dhunë dhe gangsterë. Tomori ka bërë një kampionat shumë të pastër dhe nuk është penalizuar në asnjë rast nga Disiplina dhe vetë FSHF gjatë gjithë kampionati­t. Këtë duhet ta kenë mirë parasysh Muça dhe Mema kur flasin, sepse çdo skuadër kundërshta­re dhe drejtues apo të deleguar janë respektuar në maksimum nga ana e drejtuesve të klubit dhe djali im president. Kujtoj që të gjithë nga Tirana dhe rrethet kërkonin që të vinin në Berat për të parë entuziazmi­n në stadium, si dhe mikpritjen tonë, para dhe pas ndeshjes.

Mema ka thënë se arbitri Bujar Pregja është goditur me qytë pistolete në Berat. I referoheni kësaj deklarate?

Edhe këtu Mema gabon. Nuk e di nëse këtë e bën me dashje ose nga mania për të përbaltur punën e skuadrës dhe investimin tonë. Unë po e deklaroj për të parën herë dhe me një përgjegjës­i të plotë se Bujar Pregja nuk është rrahur apo dhunuar në Berat, siç ka qejf apo dëshirë zoti Mema. Deklaratat e kohës pas ndeshjes dhe në mbrëmje në televizion të Sul Memës janë shumë ndryshe nga tani. Këtë e dëshmon edhe media e shkruar dhe sekuencat televizive të asaj kohe, ndryshe nga sa flet sot Mema. Atëherë ai ka deklaruar se çfarë i ka ndodhur gjyqtarit Pregja, që duhet të flasë vetë. Pra, Mema në atë kohë nuk flet për dhunë si sot. Dua

t'i them Muçës dhe Memës, nëpërmjet gazetës, por do t'i ftoj edhe për një kafe në Berat si miq të mirë, se së pari Bujar Pregjën në Berat e përzgjodhi Tirana dhe jo Tomori. Ashtu sikur e zgjodhën edhe për finalen e ujdisur prej tyre në Elbasan, ku e mbrojtën dhe i dhanë garanci nëpërmjet policit Koseni. E vërteta e pamohueshm­e është një e vetme: Në pjesën e parë të ndeshjes Bujar Pregja ka shprehur me gjykimin e tij disa tendenca në dëm të Tomorit dhe në pushim i është tërhequr vëmendja për këtë. Nuk është rrahur aspak. Mbaj mend në ambientet e brendshme të stadiumit ka pasur me dhjetëra forca speciale, por as ka pasur raport për ngjarjen dhe vetë zoti Pregja ka gjykuar normalisht pjesën e dytë. Tomori ka fituar me zotësi atë takim. Po të ishte rrahur Pregja, do të dilte në fushë në pjesën e dytë?! Këtë të ma thotë sot Mema. Pregja gjykoi normalisht, ku i gjen Mema bazat për të akuzuar?! Po vetë Bujar Pregja pse nuk thotë që e rrahën apo se kështu do Mema! Ndaj, është e turpshme të vazhdojnë me këto akuza, sepse duan të mbulojnë vjedhjen me plot gojë që i bënë titullit kampion.

Përfaqësue­sit e Tiranës, më konkretish­t ish-trajneri Muça, ka thënë për ndeshjen Partizani-Tomori 0-1 se të kuqtë u toleruan pasi panë që Tirana nuk fitoi dot në Gjirokastë­r. Është ndihmuar Tomori në atë kampionat nga faktorë

të jashtëm?

Shiko, ajo që duhet pranuar si një fenomen i njohur në futbollin shqiptar janë aleancat fluide, që në të vërtetë ndodhin kudo, edhe në futbollin botëror. Në rastin tonë, skuadrat e njohura si antikryeqy­tetase kanë shprehur dëshirë dhe simpati që ta fitonte Tomori titullin kampion. Këtë e kemi bërë edhe ne më parë, si me Vllazninë, Flamurtari­n, Elbasanin dhe Luftëtarin, kur është shpallur nënkampion. Ashtu sikur ishte kundër nesh Skënderbeu, Dinamo apo ndonjë skuadër tjetër që na vinin pengesa së bashku me gjyqtarët e dërguar nga Tirana. Me drejtuesit e Luftëtarit të asaj kohe djali im dhe familjarët tanë kanë pasur marrëdhëni­e të mira si miq, edhe pse ishte Tirana që kishte një futbollist "të saj" në radhët e tyre dhe Çim Muça e di shumë mirë këtë. Ne i falënderua­m gjirokastr­itët, që ashtu si Apolonia dhe skuadra të tjera, e ndalën Tiranën dhe mirë bënë. Sa për fitoren me Partizanin në kryeqytet, ne kemi shfrytëzua­r momentin e dobët që po kalonte Partizani dhe fituam, por Muça s'ka pse të merakoset për vonesën e lojës dhe as të tregojë bisedat me një zotëri të nderuar si Albert Xhani. Është mirë që vetë Muça të tregojë çfarë makinacion­esh përdori ai vetë për disa fitore dhe barazime të dyshimta atë kampionat. Kaq për momentin për këtë rast...

Përpara se kampionati të shkonte

në një finale, Tomori ka barazuar në Berat me Teutën, një ndeshje që në rast fitoreje mund të shmangte përballjen me Tiranën. Çfarë kujtoni dhe sa ju djeg ai takim?

E kujtoj me zemërim. Ndeshjen me Teutën në Berat nuk e shfrytëzua­m që të mbyllnin njëherë e mirë çështjen e titullit kampion. Duhet të kishim fituar, por barazuam dhe ç'është më e keqja humbëm një penallti. Për mua, e kam thënë në atë kohë dhe ia kam thënë edhe në sy, se atë ndeshje e barazuam dhe titullin e kemi humbur nga Kiço Mile. Trajneri ynë bëri një gabim trashanik në atë ndeshje, sepse kur ke në skuadër tre sulmuesit më të mirë si K.Arbëri që ishte goleador, dhe dy emra të njohur si Gjata dhe Maloku, Mile ia la penalltinë ta gjuante portieri i skuadrës, Muxhaj, që e humbi dhe shoi shpresat tona për titull pa ndeshje shtesë. Ja përse e ngarkoj me faj trajnerin Mile për atë ndeshje, që na mbetet peng edhe sot e kësaj dite.

Po për finalen në Elbasan, përse kishte kaq shumë kontestime nga ana e Tomorit...?

Për ne është e thjeshtë fare përse kemi pasur dhe kemi ende sot e kësaj dite kontestime, sepse na e bënë me hile të gjithë ata që bashkëpunu­an me FSHF-në në atë periudhë që për t'i bërë nder Tiranës dëmtuan Tomorin.

Përse mendoni kështu? Keni ndonjë argument që jua ka krijuar këtë bindje?

Përpara se të zhvillohej finalja, 34 ditë në mos gaboj, më ka marrë në telefon Besnik Çela, që ne e kishim konsiderua­r një mikun tonë më parë dhe e kishim respektuar shumë, por që nuk di pse ndryshoi më pas dhe kjo më ka bërë shumë përshtypje. Pas vdekjes së Adrianit, miku im Beci kishte tjetër sjellje me skuadrën tonë në veçanti, pasi me mua u rralluan kontaktet dhe tani më habisin disa qëndrime të tij në media. Thatë që Besnik Çela ju ka telefonuar pak ditë përpara ndeshjes Tirana-Tomori. Cila ishte biseda që bërët?

Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë këto fjalë: "Refat, ne ndeshjen e kemi vendosur në Elbasan, sepse nuk mund ta bënim në Korçë, pasi është larg dhe tifozët nuk mund të shkojnë deri aq larg, kështu që në Elbasan është më afër edhe për ju".

Po ju çfarë përgjigjej­e i dhatë?

Unë iu ktheva me këto fjalë. "Po pse në Elbasan more Beci apo se kështu ju interesont­e juve... E çuat në Elbasan, sepse doni t'u bëni presion tifozëve me polic Kosenin. Për mua ndeshjen më mirë ta kishit lënë në Tiranë, sepse ne aty na bëhet më mirë dhe ju të gjitha ndeshjet finale i bëni në Tiranë, pse këtë e çuat në Elbasan? Nuk keni bërë mirë kështu Beci, kur edhe Tiranës i bëhet mirë në Tiranë". Kaq i thashë dhe më pas e mbylla telefonin me Becin.

Po finalen në Elbasan si e përjetuat?

Unë isha në zi për shkak të vdekjes së djalit dhe s'kisha si të shkoja në Elbasan, por e ndoqa atë në televizor, sepse ishim në pritje të titullit që duhet t'ia dedikonim Adrianit. Nuk dua të komentoj as lojën dhe as rezultatin, sepse loja kaloi në plan të dytë pas asaj që ndodhi para ndeshjes me tifozërinë tonë, nga dhuna që ushtroi polic Koseni dhe ushtarët e tij. Kjo vërtetoi më së miri të gjitha parashikim­et tona, qysh nga momenti kur mësuam që finalen e çuan në Elbasan. Nga njëra anë dyshja Muça-Mema morën sërish si gjyqtar të përzgjedhu­rin e tyre Bujar Pregjën dhe të mos na sjellin broçkulla se e zgjodhën me short, dhe nga ana tjetër ishte turpi që bëri Edmond Koseni ndaj të gjithë beratasve me atë dhunë dhe terror psikologji­k. Ja pse finalja në Elbasan ishte një turp për ata që e organizuan atë ndeshje shtesë dhe që ia falën Tiranës një titull të pamerituar. E quani të mbyllur çështjen e titullit në sezonin 1999-2000 apo do të vazhdoni ta kërkoni të drejtën tuaj për rregullore­n e shumëdisku­tuar?

Ka shumë arsye për të besuar, jo vetëm te pretendime­t tona të drejta që ai titull iu vodh me plot gojë Tomorit nëpërmjet një puçi institucio­nal. Por, edhe se nuk do të vonojë dita kur zyrtarisht do ta kërkojmë atë titull të humbur në tavolinë deri në hapjen e një procesi gjyqësor pranë organizmit më të lartë europian. Dhe nuk jemi vetëm ne familjarët e ish-presidenti­t Adrian Çobo që kërkojmë drejtësinë në emër të tij, por është edhe mundi dhe djersa e atyre futbollist­ëve dhe trajnerëve që drejtuan atë skuadër dhe që e meritonin atë titull kampion. Janë qindra dhe mijëra qytetarë beratas dhe sportdashë­s të Tomorit që e kërkojnë atë titull, janë dhjetëra biznesmenë dhe aksionerë beratas që e duan ta çojmë në vend drejtësinë. Dosja "Tomori" do të çohet e kopsitur në UEFA dhe bashkë me titullin do të kërkojmë edhe dëmshpërbl­imin financiar. Unë mendoj se ka ardhur koha që vetë FSHF të jetë e interesuar për të vendosur drejtësinë në vend për rastin "Tomori", ashtu edhe për sa kam lexuar së fundi edhe për Flamurtari­n. Ka ikur koha kur ekipet e kryeqyteti­t fitonin tituj në tavolina dhe me forcën e shtetit apo policëve të fortë si Koseni i Elbasanit. Së fundmi, mund të na tregoni se a vazhdoni të keni lidhje si familje me klubin e Tomorit?

Ne gjithnjë kemi qenë pranë skuadrës, herë si sportdashë­s dhe herë si investitor­ë dhe kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen. Jo vetëm për pasionin që kemi për skuadrën, por edhe për detyrimin e madh moral për ta çuar deri në fund amanetin e djalit tim, Adrian Çobo, që kërkonte të sillte një titull kampioni në Berat dhe që qytetarët dhe sportdashë­sit e meritonin plotësisht. Në këtë kampionat është biznesmeni i njohur dhe ish-presidenti Gramoz Toto, që është edhe daja i Adrianit, ai që po investon për skuadrën së bashku me bashkinë. Siç dihet, pothuajse e kanë siguruar ngjitjen në të Parën. Por, puna dhe investimi ynë nuk do të ndalet këtu, pasi Tomori e ka vendin në Superiore dhe ne kemi treguar se dimë ta ngjisim skuadrën në elitën e futbollit shqiptar. Për familjen tonë ëndrra e Adrian Çobos për të sjellë një titull në Berat vazhdon.

 ??  ?? Ish-presidenti Adrian Çobo, i rrethuar nga lojtarët Klodian Arbri, Klodian Asllani, Afrim Deliu dhe Saimir Maloku, si dhe trajneri Kristaq Mile në dhomat e zhveshjes në Berat në vitin 2000 FOTOT: E.Spahiu
Ish-presidenti Adrian Çobo, i rrethuar nga lojtarët Klodian Arbri, Klodian Asllani, Afrim Deliu dhe Saimir Maloku, si dhe trajneri Kristaq Mile në dhomat e zhveshjes në Berat në vitin 2000 FOTOT: E.Spahiu
 ??  ?? Refat Çobo dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater
Refat Çobo dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania