Panorama Sport (Albania)

Alaba: Vetëm Bajerni mund ta humbasë titullin

"Na duhet një start perfekt për të arritur te trofeu i tetë"

-

Vetëm 6 ditë na nda jnë nga starti i ka mpionatit gjerman. Në fundjavë skuadrat do të zbresin në fushën e blertë pas një pushimi të detyruar për shkak të "COVID-19". Mbrojtësi austriak i Bajernit të Mynihut, David Alaba, është një nga ata lojtarë që po pret me padurim ristartin e Bundesligë­s. "Është një ndjenjë fantastike, më në fund nisëm stërvitjen si skuadër dhe në pak ditë mund të luajmë përsëri futboll. Nuk do t'ju besohet sesa periudhë e vështirë ka qenë për ne lojtarët kjo shkëputje", tha Alaba për "Kicker". Ndeshja e radhës për kampionët në fuqi do të jetë ajo ndaj Union Berlin në fundjavë. Një takim të cilin David e parashikon shumë të vështirë. "Rikthehemi pas shumë javësh pa luajtur. Besoj se këmbët do ta kenë të vështirë të na përgjigjen menjëherë, duhet gjithashtu të bëjmë kujdes nga dëmtimet, pasi tani mund të marrësh një të tillë shumë lehtë. Në Berlin do të shkojmë për ta nisur kampionati­n aty ku e lamë, në krye të tabelës. Por edhe Union do të kërkojë të bëjë ndeshjen e saj dhe ashtu si në fazën e parë, edhe tani në të dytën, ata nuk do të na e bëjnë të lehtë".

TITULLI KAMPION

Nëse Bajerni do të fitojë apo jo titullin kampion, kjo do të varet shumë nga ndeshjet e para që skuadra do të luajë pas ndërprerje­s. "Është e rëndësishm­e të japim një sinjal të fortë për të gjithë në 2-3 ndeshjet e para. E kryesojmë me meritë kampionati­n dhe vetëm ne mund ta vëmë titullin

në rrezik. Jam i bindur se uria e lojtarëve për të fituar është e madhe. Po e shoh këto ditët e fundit, ku secili është i përqendrua­r për të dhënë më të mirën. Trajneri na ka folur shumë mbi anën mentale dhe sesa e rëndësishm­e është të kesh

një mendje të kthjellët në këto momente. Hansi e di që ky është një moment delikat i sezonit dhe se nga ndeshja e parë në Berlin do të varen shumë gjëra për sa i përket titullit të tetë radhazi për klubin tonë", përfundoi Alaba.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania