Panorama Sport (Albania)

Efenberg: Me stadiume bosh, bavarezët favoritë në kampionat

-

Shtefan Efenberg nuk është plotësisht dakord me rregullat e vendosura nga liga gjermane, e cila do të ndalojë shumë prej gjesteve të lejuara më parë në një ndeshje futbolli. Shkaku janë masat e para për të parandalua­r infeksioni­n në ndeshjet e kampionati­t që do të rinisin në fundjavë. "Lojtarët duhet të mos festojnë së bashku, të përplasin duart apo të përqafohen. Por kjo nuk ka kuptim pasi në një 90-minutësh do të shohim shumë dyluftime të tilla. Në goditjet standarde, të këndit apo goditjet direkte. Nëse lojtarët kanë rezultuar negativë, atëherë nuk shoh asnjë arsye përse shumë gjëra nuk duhet të lejohen", tha Efenberg për "Sport 1". Ish-mesfushori i Bajernit foli edhe për çështjen e Dinamo Dresdenit, e cila vazhdon të nxjerrë lojtarë të prekur nga "COVID-19". "Me sa kam lexuar, shumica e lojtarëve do të hyjnë në karantinë, por më thoni mua, si do të luajë kjo skuadër nëse shumica e futbollist­ëve nuk mund të stërviten dot? Janë disa vendime që më duken absurde". Efe pranon se nëse një çështje e tillë do të ndodhë në Bundesligë, atëherë kampionati duhet ndërprerë dhe të mos vazhdojë më deri në vjeshtën e ardhshme. "Do të ishte fatale të lejohej vazhdimi nëse një klub si Bajerni apo Dortmundi do ta niste kampionati­n me këtë disavantaz­h siç do ta nisë Dresden në Bundesligë­n e Dytë. Në tavë janë miliona euro që mund të humbasin klubet duke rrezikuar më pas edhe falimentim­in".

BAJERNI, FAVORIT - Per Shtefan Efenberg nuk ka asnjë dyshim. Bavarezët do të jenë edhe pas pushimit skuadra për t'u mposhtur. Ish-lojtari beson se fakti që ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, do të jetë në avantazhin e kyesuesve. "Ndeshjet pa tifozë do të jenë një disavantaz­h për skuadra si Frankfurti, Shalke apo Dortmundi. Në shtëpi ata tifozë janë një forcë më tepër për këto skuadra të cilat tani duhet të shpresojnë në një ditë të keqe të Bajernit. Këta të fundit nuk do ta kenë problem të luajnë në stadiume të boshatisur­a, pasi cilësia që kanë si ekip është e madhe dhe besoj unë, mjafton për të qenë favoritë. Në shtëpi, Bajerni nuk është shumë i varur nga tifozëria", përfundoi Efenberg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania