Panorama Sport (Albania)

Planet e rinisjes pas virusit, ja të gjitha datat në Europë

-

Ndërsa Gjermania kundrejt të gjitha ligave të mëdha pritet që të ringrejë edhe njëherë tjetër siparin, të shtunën e kësaj jave, tentativa, por edhe data konkrete të përcaktuar­a ka në të gjithë Europën për të vënë në lëvizje topin e futbollit. Prandaj, gjithçka është konfirmuar apo po vlerësohet, shpjegohet si më poshtë:

SHQIPËRI - Është përpiluar plani dhe kalendari i plotë për të provuar që të riniset në datën 31 maj.

ARMENI - Mendon të rinisë në datën 23 maj.

ANDORRË - Në pritje për të marrë një vendim final.

AUSTRI - Plani është të nisë në fund të majit, por pa datë të përcaktuar.

AZERBAJXHA­N - Mendohet rinisja më 14 maj.

BJELLORUSI - Kampionati do rinisë më 19 maj.

BELGJIKË - Ishte liga e parë që u pozicionua dhe vendosi anulimin e kampionati­t. Por ky vendim u ratifikua, pas shtyrjes së Asamblesë.

BOSNJË - Rinisja do të vijë mes datave 1 dhe 15 qershor.

BULLGARI - Rifillimi i vendosur mes 5 dhe 12 qershorit.

QIPRO - Rifillimi është përcaktuar për më 9 qershor.

KROACI - Mendohet rifillimi në datën 6 qershor.

DANIMARKË - Do rinisë zyrtarisht më 29 maj.

ESTONI - Rifillimi është fiksuar për më 19 maj.

ISHUJT FAROE - Kampionati rinisi më 9 javë, u luajtën ndeshjet e para.

FINLANDË - Po vlerësohet rifillimi në muajin korrik.

FRANCË - Kampionati u anulua zyrtarisht më 30 prill, por duke akorduar titullin kampion dhe duke zbatuar edhe zbritjet nga kategoria. Në këtë vend punohet për sezonin 2020-2021, ndonëse një prapaktheh­u surprizë nuk mohohet, duke parë shumë klube që po mendojnë denoncimet. UELLS - Rifillimi është menduar për në datën 2 qershor.

GJEORGI - Ende asnjë vendim i marrë.

GJERMANI - E para mes ligave të mëdha që do të rinisë këtë fundjavë, datë 16 maj dhe mbyllja e sezonit do të vijë në fundjavën e 27-28 qershorit.

GJIBRALTAR - Kampionat i anuluar.

GREQI - Rifillimi mendohet për në datën 6 qershor.

KAZAKISTAN - Rikthimi në fushë, zyrtarisht më 31 maj.

KOSOVË - Ultimatumi për rinisjen është mes datave 30 maj dhe 1 qershor. Ndryshe nuk do të vazhdojë më.

ANGLI - Objektivi është rinisja mes 9 dhe 12 qershorit. Dje ka ardhur OKi i qeverisë që Premier Liga të zgjedhë datën pas 1 qershorit e në vazhdim, por sigurisht me dyer të mbyllura.

IRLANDË - Plani është rinisja përpara muajit korrik, ose frenohet gjithçka. ISLANDË - Riniset zyrtarisht më 13 qershor.

IZRAEL - Rifillohet më 30 maj.

ITALI - Objektivi është rifillimi mes 12 dhe 14 qershorit. Dje erdhi OK-i i qeverisë që stërvitjet në grup të nisin nga 18 maji (e hëna e ardhshme). Tani "topi" u kalon klubeve dhe lojtarëve për të respektuar me rigorozite­t protokolli­n e masave të sigurisë.

LETONI - Mendohet rinisja nëçdo datë të muajit qershor.

LITUANI - Rifillohet zyrtarisht më 29 maj.

LUKSEMBURG - Kampionat i anuluar zyrtarisht.

MOLDAVI - Rikthimi i kampionati­t brenda datës 20 qershor.

MALI I ZI - Rinis zyrtarisht më 2 qershor.

NORVEGJI - Rifillohet më 16 qershor.

HOLANDË - Kampionat i anuluar pa dhënien e titullit dhe frenimin e zbritjeve nga kategoria. Por kujdes, pasi Utrehti e ka denoncuar vendimin.

POLONI - Rinisja më 29 maj.

PORTUGALI - Rifillimi është fiksuar për më 30 maj, por Kategoria e Dytë e më poshtë janë anuluar të gjitha.

REPUBLIKAÇ­EKE - Rifillohet më 29 maj.

RUMANI - Të gjithë në fushë duke nisur nga 5 qershori.

RUSI - Rinisja është lënë në dorë të federatës, për një datë mes 21 dhe 28 qershorit.

SKOCI - Pritet vetëm vendimi për Premiershi­pin. Ndërsa Kategoria e Dytë, e Tretë dhe e Katërt janë anuluar.

SERBI - Rinis zyrtarisht më 30 maj.

SLLOVAKI - Po vlerësohet rifillimi në muajin qershor.

SLLOVENI - Ende asnjë vendim.

SPANJË - La Liga ka dëshirë për fundjavën e 12-14 qershorit. Por në këtë kampionat problemi nuk është qeveria dhe Liga, por dyshimet e shumë futbollist­ëve mes të cilëve edhe nga klubet e mëdha.

SUEDI - 14 qershori është data e përcaktuar, por jo e zyrtarizua­r.

ZVICËR - Rinisja zyrtarisht më 8 qershor.

TURQI - Rinisja e aprovuar më 12 qershor.

UKRAINË - Rifillimi në datat 28-29 maj.

HUNGARI - Rinis zyrtarisht më 23 maj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania