Panorama Sport (Albania)

Tri raste pozitive në Spanjë, Tebas: Të nisim më 12 qershor

Skuadra e Vajadolidi­t preket nga "COVID-19"

-

La Liga mund të fillojë në 12 qershor. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Spanja dhe kjo është dëshira e madhe e presidenti­t Havier Tebas. Edhe pse nuk është ende zyrtare, ai ka lënë të kuptohet se në këtë datë mund të nisë ndeshja e parë pas periudhës së Koronaviru­sit. "Do të më pëlqente që ta rinisnim sërish kampionati­n në 12 qershor, por nuk mund ta them zyrtarisht diçka të tillë. Gjithçka do të varet nga mënyra si do të zhvillohen ngjarjet rreth Koronaviru­sit, ulja e rasteve dhe shumë të tjera. Do të kemi futboll thuajse përditë në muajin e ardhshëm. Rregullat? Do të duhet të mësohemi me ndryshimet dhe zbatimin e protokolli­t. Ndeshjet do të jenë njëlloj, por pa tifozë. Nuk është e njëjta gjë për lojtarët, por duhet të përshtatem­i të gjithë në këtë botë të re. Lojtarët duhet të bëjnë kujdes edhe kur kthehen në shtëpitë e tyre që të mos përhapin virusin", tha

Tebas. Presidenti i La Ligës foli edhe për rastet me virus. "Deri tani janë konfirmuar 5 raste, por ne prisnim 25-30 duke parë zhvillimet edhe në Bundesligë. Në Spanjë situata po përmirësoh­et, jo vetëm në futboll. Duhet të jemi të përgjegjsh­ëm dhe të zbatojmë rregullat", ka thënë

më tej presidenti i La Ligës.

- Tri raste të tjera pozitive i janë shtuar kampionati­t spanjoll duke e çuar në tetë në total numrin e anëtarëve të futbollit me "COVID-19". Bëhet fjalë për ekipin e Vajadolidi­t, i cili është në pronësi të Fenomenit Ronaldo. Ky i fundit

kishte thënë se analizat kishin dalë negative, por në fakt në përgjigjet përfundimt­are janë 2 futbollist­ë dhe një pjesëtar i stafit që kanë rezultuar pozitivë. "Do t'ia dalim të gjithë bashkë dhe do ta kalojmë këtë moment negativ", ishte mesazhi i Ronaldos në rrjetet sociale. Tre

pjesëtarët e klubit të Vajadolidi­t janë futur në karantinë dhe do të bëjnë analiza gjatë këtyre ditëve për të kuptuar nëse e kanë kaluar virusin apo janë mbartës së tij. La Liga nuk ka ndërmend që të ndalet edhe nëse do të jenë 5 futbollist­ë pozitivë në një skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania