Panorama Sport (Albania)

Priten yje në merkato, por Barça mbahet peng

Futbollist­ët nuk pranojnë që të largohen nga Spanja

- PËRGATITI: GENTJAN ALINANI

Koha pa futboll ak tiv dhe pa ndeshje u ka shërbyer klubeve dhe drejtuesve për të bërë një analizë më të thellë për merkaton që do të vijë. Barcelona është prej skuadrave shumë aktive në këtë aspekt. Pretendime­t dhe dëshirat janë të mëdha për të rikthyer vëmendjen në Katalonjë dhe për të transferua­r yjet e momentit. Ëndrra e Bartomeut është transferim­i i Nejmarit dhe Lautaro Martinezit, diçka që duket e vështirë. Kostoja e tyre është shumë e lartë, por në këtë histori ka diçka pozitive. Të dy futbollist­ët janë gati të transferoh­en dhe kanë pranuar kushtet e Barcelonës. Jo vetëm dy sulmuesit, por edhe Miralem Pjaniç dëshiron të veshë fanellën katalanase dhe i ka thënë po Bartomeut. Problemi është që merkatoja duket "e bllokuar" për shkak të mungesës së milionave dhe të faktit se lojtarët e Barcelonës nuk pranojnë që të bëhen monedhë shkëmbimi.

Lojtarët refuzojnë - Në rastin e Nejmarit, Antuan Grizman është ai që i ofrohet PSGsë. Problemet në këtë rast janë dy, Grizman nuk dëshiron që të transferoh­et në Francë dhe PSG-ja nuk e do kampionin e botës. E njëjta histori vlen edhe për Lautaron, i cili në fakt duket më i lehtë për të ndryshuar skuadër. Por edhe këtu janë lojtarët që kanë shfaqur kokëfortës­inë e tyre dhe nuk kanë ndërmend që

të largohen te Barcelona. Interit i pëlqejnë disa nga futbollist­ët katalanas, si Rakitiç dhe Artur Melo, por problemi është se të dy kanë dalë publikisht dhe kanë treguar idenë e tyre për të luajtur deri në fund të kontratës me Barcelonën. Ivan Rakitiç e ka

thënë idenë e tij disa herë, po ashtu edhe Artur Melo. Ky i fundit mund të përfshihet edhe në marrëveshj­en me Juventusin për Pjaniçin. Një tjetër lojtar që nuk ka ndërmend të largohet nga katalanasi­t është mbrojtësi Samuel Umtiti. Pavarësish­t problemeve

të shumta që ka pasur gjatë kësaj kohe, francezi dëshiron që të provojë një tjetër mundësi që të bindë trajnerin Kike Setien. Umtiti ishte lojtari i parë që u dëmtua pas rikthimit në stërvitje dhe në këtë sezon ka pasur shumë probleme fizike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania