Panorama Sport (Albania)

Nuk kanë fund polemikat, Ramos e Pike “kapen” për datën e rinisjes

Mbrojtësi i katalanasv­e: Jemi si breshka, duhet shumë stërvitje

-

Nuk ka kurrë paqe mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. As në kohë pandemie nuk mungojnë ngacmimet mes dy skuadrave të mëdha të futbollit spanjoll. Pak ditë më parë ishte Kurtua që tha se katalanasi­t nuk e meritonin titullin kampion nëse do të përfundont­e sezoni në këto momente. Këtë herë janë dy peshat e rënda, Serxho Ramos dhe Xherard Pike. Të dy mendojnë ndryshe për rifillimin e kampionati­t. Duket sikur kapiteni i Realit të Madridit e ka pranuar faktin që duhet të rikthehen në fushën e lojës për t'i dhënë fund La Ligës, ndërsa mbrojtësi i Barcelonës

dëshiron akoma më shumë stërvitje për të qenë në formë dhe thotë se për momentin duket si breshkë.

RAMOS - "Po vdes nga dëshira për të zbritur në fushën e lojës dhe për të luftuar për trofe. Është normale që të rikthehet La Liga dhe ne duhet të jemi të disiplinua­r për të larguar sa

më shpejt këtë virus. Duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm se vendi ka nevojë për futboll, për aspektin ekonomik, por edhe që njerëzit të kenë diçka për t'u argëtuar. Titulli? E njoh në mënyrë perfekte kalendarin e skuadrave, por të bësh një parashikim kur nuk ke tifozët me vete është shumë e vështirë.

Objektivi ynë është që të dalim kampionë. Stadiumi? Do të më pëlqente shumë që të luanim në 'Bernabeu', por më duhet të zgjedh vendin më të sigurt dhe ai është 'Valdebebas'.

PIKE - "Unë e kuptoj shumë mirë faktin që duhet të zbresim në fushën e lojës dhe ta përfundojm­ë këtë kampionat, sepse ka shumë gjëra të tjera në lojë. Nuk do të ishte e drejtë që të mbyllej në këtë mënyrë, edhe pse Barcelona është në vendin e parë. Por La Liga dhe federata duhet të marrin parasysh faktin që kemi shumë kohë pa u stërvitur dhe rrezikojmë të dëmtohemi. Do të ishte mirë që drejtuesit të mendojnë ta shtyjnë më tej datën e fillimit. Grumbullim­et? Të qëndrosh larg familjes në këtë momente është shumë e vështirë. Nuk e di se çfarë vendimesh do të merren në të ardhmen, por shpresoj që ta kalojmë sa më shpejt këtë histori dhe të rikthehemi në normalitet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania