Panorama Sport (Albania)

Maldini: Rangnik të mësojë respektin, pastaj italishten

Drejtori: Nuk e kuptoj me kë ka folur nga Milani

-

Që në thashethem­et e para ai ishte kundër hipotezës dhe pozicioni i tij nuk ka ndryshuar as pas thuajse pesë muajsh. Jo vetëm kaq, por Paolo Maldini i cilëson si shkelje të rregullave kërkesat e Ralf Rangnikut për të qenë fuqiplotë te Milani në rast se pranon ofertën e klubit italian. Legjenda kuqezi njëkohësis­ht e fton gjermanin që të merret me përsëritje­n e koncepteve të respektit, sidomos kundrejt atyre njerëzve që në mënyrë profesiona­le po vendosin të mirën e Milanit përpara krenarisë. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve "ANSA", Paolo Maldini ka shpërthyer duke nënvijëzua­r edhe një herë mendimin e tij. "Duke mos pasur folur kurrë me Rangnikun nuk e kuptoj se mbi çfarë bazash flet kur deklaron qëllimet e tij kundrejt Milanit. Habia ime vjen edhe nga fakti që askush nga pronarët nuk më ka thënë kurrë asgjë lidhur me këtë temë".

KËSHILLA - Pasi mposhti "COVID-19", Paolo Maldinin e pret një tjetër vështirësi, siç është ajo e rinovimit të bashkëpuni­mit me Milanin. Në horizont është një takim me Ivan Gazidhisin, që, me sa duket, do të sjellë pak lajme pozitive në konfirmimi­n e legjendës në detyrën që ka aktualisht (drejtor teknik). Në pritje të ballafaqim­it me administra­torin e "Djallit", Maldini shton dozën e shigjetime­ve për Rangnikun, duke theksuar: "Disa gjëra duhen marrë seriozisht në konsiderat­ë. Rangnik, duke folur për një rol fuqiplotë brenda Milanit, pra drejtor dhe trajner, po përdhos haptazi sektorë ku aktualisht punojnë profesioni­stë që me klubin i lidhin kontrata ta rregullta". Në rast zbarkimi të gjermanit te kuqezinjtë, bëhet edhe më e ndërlikuar të imagjinosh një bashkëjete­së mes tij dhe Maldinit, i cili si në kohët e vjetra, ofron një sparkatë në deklaratën e tij kur "këshillon" Rangnikun. "Në këto kushte më lind natyrshëm edhe një këshillë për Rangnikun, ndaj i them se përpara se të zhytet në mësimin e italishtes, duhet të përsërisë edhe një herë konceptet e përgjithsh­me të termit 'respekt'. E gjitha kjo sepse rrotull ka kolegë që, pavarësish­t vështirësi­ve të momentit, po mundohen ta përfundojn­ë sezonin në mënyrë profesiona­le, duke paravendos­ur Milanin në vend të krenarisë personale", përfundoi Maldini.

 ??  ?? Paolo Maldini dhe administra­tori kuqezi, Ivan Gzidhis
Paolo Maldini dhe administra­tori kuqezi, Ivan Gzidhis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania