Panorama Sport (Albania)

Aprovohen stërvitjet në grup nga 18 maji, Italia bën prova për rinisjen

Qeveria jep OK-in, por rastet pozitive mund të hedhin gjithçka në erë

-

Ashtu siç ishte parashikua­r, vjen edhe drita jeshile e qeverisë italiane për stërvitjen kolektive në futboll. Ministrat përgjegjës të Shëndetësi­së dhe Sportit, Speranca dhe Spadafora, lëshuan një deklaratë të përbashkët që i hap rrugën stërvitjes në grup, por me kujdes maksimal. "Mendimi i kërkuar nga qeveria për protokolli­n e prezantuar nga federata u shpreh nga Komiteti Tekniko-Shkencor dhe konfirmoi linjën e kujdesit deri tani të ndjekur nga ministrat kompetentë. Instruksio­net e komitetit, që konsideroh­eshin shtrëngues­e dhe detyruese, do t'i transmetoh­en federatës për të bërë rregullime­t e nevojshme të protokolli­t në mënyrë që të lejojë rifillimin e sigurt të stërvitjev­e të skuadrave në grup duke nisur prej 18 majit". Me t'u arkivuar kjo çështje, tani në tavolinë mbetet për t'u përcaktuar nëse do të jetë e mundur rinisja e kampionati­t. Po, sepse janë dy aspekte, sidoqoftë, të lidhura që nuk japin domosdoshm­ërish OK-in për rinisjen e sezonit.Duhet theksuar që rikthimi në stërvitje nuk do të thotë që Seria A e ka të sigurt rinisjen. Në pritje për të kuptuar sesi do të reagohet në rastet e mundshme pozitive me "COVID"brenda një skuadre, një tjetër pikë e rëndësishm­e për rinisjen duhet të jetë edhe rezultati i testeve kardiovask­ulare, që duhet me çdokusht të përjashtoj­ë çdo lloj rreziku për ata që kanë kontaktuar virusin. Hapat do të jenë kështu shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj kurbës epidemiolo­gjike dhe përcaktimi­t të kalendarit. Për momentin, nuk ka ende një datë rinisjeje, edhe pse objektivi është rikthimi në fushë gjatë fundjavës së 13-14 qershorit. Objektiv që mbetet ende i lidhur me disa çështje për t'u zgjidhur dhe hapa të detyrueshë­m. Java që sapo ka nisur është në fakt një javë ku do të ketë shumë takime të rëndësishm­e. Nesër janë takimet e asamblesë së Ligës, por edhe do të bëhet informimi i parlamenti­t nga Spadafora, ndërsa kryeminist­ri Konte do të ketë gjithashtu një takim me botën e sportit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania