Panorama Sport (Albania)

Kapelo: Na hoqën padrejtësi­sht dy tituj

-

Fabio Kapelo i rikthehet temës së "Calciopoli"-t dhe dy titujve që i mungojnë skuadrës së tij që i fitoi në fushë. Gjatë një interviste për "Corriere dello Sport", ish-trajneri i Juves komenton nga situata e Koronaviru­sit deri te favoritet për të triumfuar këtë sezon.

Jeni i kënaqur për rinisjen e stërvitjev­e kolektive?

Po, sepse futbolli u jep punë 100 mijë personave në Itali dhe si sportist mendoj se titulli fitohet dhe humbitet në fushë.

A mundet një infektim i ri të ndalojë përsëri gjithçka?

Po, nuk ndryshojnë rregullat e infektimit nga virusi. Për këtë kam propozuar një turne që do të zgjasë 40 ditë në një qendër grumbullim­i si në Botëror. Duhet ta dimë se duke u kthyer në shtëpi, mund të infektohen gra, fëmijë dhe miq. Zgjidhja e Gjermanisë do të ishte ideale. Por në Itali është gjithçka më e vështirë. Kemi një dobësi për t'i vështirësu­ar gjërat.

Mendoni se koha e pakët përgatitor­e mund të rrezikojë dëmtimet e futbollist­ëve?

Ua kam frikën dëmtimeve më shumë sesa virusi. Lojtarët kanë punuar për dy muaj në shtëpi me shumë kufizime dhe tani kanë dëshirë për t'u rikthyer menjëherë në formë. Rreziku i dëmtimeve muskulore është i lartë që në stërvitje. Nëse do të luhen 3 ndeshje në javë, rikuperimi fizik nga një ndeshje në tjetrën do të jetë i vështirë.

A mund ta favorizojn­ë Juventusin 5 zëvendësim­et gjatë një ndeshjeje?

Vetëm në rast se Lacio dhe Interi do të kenë shumë dëmtime. Skuadrat e kreut kanë përforcime cilësore për ta kursyer një titullar që të luajë 20 minuta më pak.

A i favorizon bardhezinj­të anulimi i kupave?

Në teori po, por është koka ajo që e bën diferencën dhe jo trupi. Kokën në rregull e ka mbi të gjitha Lacio, që i ka mbajtur në Romë të gjithë futbollist­ët e vetë.

Mendoni ende se ky mund të jetë sezoni i Interit?

Testi për Antonion do të jetë viti i ardhshëm. Duhet kohë për të hyrë në mentalitet­in e lojtarëve. Por është një situatë aq e paparashik­ueshme sa gjithçka është e mundur, edhe një përmbysje.

Vazhdon të flitet për "Calciopoli"-n në Itali dhe titujt e Juves...

Moxhi dhe Xhiraudo ishin drejtues të mëdhenj dhe ne kemi fituar në fushë. "Calciopoli" na hoqi dy tituj që ua dhuroi të tjerëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania