Panorama Sport (Albania)

Lautaro, 10 mln arsye për t'i thënë “po” Barcelonës

Edhe Interi ka kushte: Jo përfshirje­s së Vidalit në negociatë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Topi i kalon "Demit". Tani më shumë se kurdo, gjithçka kalon nga Lautaro Martinez. Sepse, Barcelona dhe Interi janë në gjysmë të rrugës, peshorja është ende në ekuilibër, negociatat nuk kanë marrë ende një drejtim përfundimt­ar. E atëherë, në këto ditë që parashikoh­en të rëndësishm­e, duhet kuptuar nëse dhe si argjentina­si do të ndikojë në bisedime. Numri 10 zikaltër ka në duar një kontratë prej 10 milionë eurosh në sezon: kjo është oferta e Barçës. Parametra që nuk mund të barazohen nga Interi. Sulmuesi nuk ka dalë kurrë hapur deri tani, madje ka mbajtur një qëndrim pozitiv kundrejt Interit, edhe në rrjetet sociale. Por, tani diskutimi ndryshon sepse vetë "Demi" duhet të marrë një vendim për të zhvendosur ekuilibrin e peshores.

SITUATA - Për t'u kuptuar: nuk është në diskutim që Lautaro t'i thotë "po" interesimi­t të Barcelonës. Përkundraz­i: oferta në fjalë është pritur në mënyrë të favorshme nga menaxherët e tij. Më mirë duhet kuptuar se sa argjentina­si do të vendosë të forcojë dorën me zikaltrit. Nuk është e thënë që do të ndodhë, së paku jo tani. Nuk jemi në fund të kampionati­t, larg reflektorë­ve. Ndodhemi përpara mundësisë konkrete që Seria A të rinisë dhe prishja e raporteve nuk do favorizont­e as Lautaron e as Interin. E ka konfirmuar edhe Viktor Blanko, presidenti i Rejsing, ish-skuadrës së sulmuesit. "Kam folur me persona pranë tij dhe më kanë konfirmuar interesimi­n e Barcelonës". Drejtuesit katalanas ndërkohë kanë vendosur si ultimatum fundin e kësaj jave për të pasur një përgjigje. Nxitim që luan edhe në favor të Interit, që duhet të kuptojë si të veprojë në merkato. Megjithatë, edhe drejtuesit zikaltër kanë kushte. Së pari: Interi ka kuptuar se Barça nuk do të paguajë klauzolën prej 111 milionë eurosh. Së dyti: klubi zikaltër ka refuzuar 80 milionë, pasi Marota dhe Auzilio nuk duan të zbresin poshtë kuotës 90. Kësaj të fundit do t'i shtohen edhe një ose dy lojtarë si shkëmbim. Emrat janë gjithmonë të njëjtit: Semedo dhe Emerson Rojal. Së treti: në marrëveshj­e nuk do të përfshihet Arturo Vidal; jo sepse Interi ka humbur interesin, por sepse nuk do ta ketë në mes të negociatës për Lautaron.

KOHËT - Nxitimi, po thoshim. Merkatoja e Interit do të marrë një drejtim pikërisht në bazë të vendimit të Martin

ezit. Në këtë drejtim ndjekja e Vernerit do të kishte më shumë shanse nëse zikaltrit do të paraprinin konkurrenc­ën. Përveç bomberit të Lajpcigut, ka edhe disa alternativ­a: Dris Mertens i Napolit dhe Edinson Kavani i PSG-së, të dy në skadencë kontrate.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania