Panorama Sport (Albania)

"Lautaro të rrijë, Ikardi nuk ka më vend tek Interi"

- Fjalët e Kielinit?

Të gjitha faret janë të drejtuar nga ligat, federata dhe mbi të gjitha qeveria, për verdiktet mbi rinisjen e kampionati­t. Tifozët po presin me padurim kthimin në fushë të skuadrave të zemrës. Për Interin është përgjigjur një "tifoz puro" zikaltër: ish-presidenti Masimo Morati, i intervistu­ar nga emisioni "Domenica Sportiva", ku ka prekur normalisht edhe tema aktuale në ambientet interiste.

Çfarë mendimi keni për rinisjen?

Të gjithë kemi dëshirë të shikojmë futboll sepse ngjall pasion dhe lidh ndjenjat tona. Por, duhet të vlerësojmë nëse është e drejtë në një moment si ky. Është normale që autoritete­t kanë frikë të rinisin kampionati­n. Ministri mbi të tjerët duhet të ketë një ndjenjë përgjegjës­ie shumë të fortë.

Çfarë mund të bëjë Interi për të ndihmuar Milanon?

Interi ka vepruar mirë, ishte skuadra e parë që i mohoi grupit U-18 të luante Champions-in. Mbrojti lojtarët dhe klubin për të mbrojtur edhe të tjerët. E bëri për të lënë të kuptohet se sa e rëndë është situata: Interi u soll mirë.

Merkatoja: është më e lehtë ta mbash Lautaron apo ta lësh Ikardin te PSG?

Nuk e di, mendoj se do të ishte veprimi i duhur të mbahej Lautaro: ka një potencial të madh, nuk e kemi parë të gjithin. Kam një kureshtje të madhe për të parë se çfarë do të bëhet. Ka dhunti të mëdha dhe formon një dyshe spektakola­re me Lukakun. Nuk e di sa e lehtë do të jetë të qëndrojë, megjithatë, nëse është i vërtetë interesimi i klubeve të mëdha. Ikardi? Për Interin mendoj se është një kapitull i mbyllur: do të vendosë PSG nëse do ta mbajë apo ta shkëmbejë. Është një lojtar i madh, për francezët do të ishte një avantazh ta mbanin.

Çfarë mendoni se i mungon këtij Interi për të qenë si ai i tripletës?

Është një skuadër totalisht ndryshe. Sulmi është perfekt nëse qëndron Lautaro, edhe prapavija është e mirë. Problemi mendoj se është anësori i majtë, por fundja luajnë me tre qendërmbro­jtës. Mesfusha është e mirë: nëse Sensi dhe Barela kanë vazhdimësi, atëherë mund të kemi shpresa konkrete për suksese. Eriksen mund të jetë profili që rrit nivelin, por ende nuk ka mundur ta tregojë.

Një rikthim juaji në futboll?

As nuk e mendoj. Interi është në duar të sigurta. Shpresat tona janë në këtë pronësi që ka mjetet, dëshirën dhe vizionin për të bërë diçka të madhe.

Jam me Tardelin, më ka ardhur keq. Për të kam simpati, është një djalosh inteligjen­t. Shfryrjen nuk e prisja. Më erdhi keq për Balotelin, është një person i mirë, por gjithmonë i trajtuar në këtë mënyrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania