Panorama Sport (Albania)

Afrim Bilali: Liga e përbashkët, favor për Kombëtaren

"Kampionati të nisë aty ku u ndërpre, të huajt rikthehen"

- ARTIN LLESHAJ

Për shkak të pande misë së Koronavi rusit, ashtu sikurse të gjitha sportet, edhe basketboll­i qëndron pezull. Megjithatë, në këtë periudhë nuk mungojnë debatet dhe diskutimet në sportin e koshit. Së fundmi, për situatën aktuale është prononcuar edhe Afrim Bilali, trajneri i Goga Basket dhe njëkohësis­ht i ekipit tonë kombëtar. Në një intervistë për "Panorama Sport", Bilali flet për kohën e karantinës dhe mundësitë për të rifilluar sezonin. Ish-basketboll­isti i mirënjohur gjithashtu komenton edhe ligën e përbashkët, që është një temë mjaft e përfolur e javëve të fundit.

Bilali, sa e vështirë është kjo periudhë për ju dhe skuadrën?

Ashtu si çdo shoqatë tjetër sportive, edhe ne kemi ndjekur urdhrat e qeverisë duke respektuar karantinën. Kuptohet që për skuadrën është shumë e vështirë. Pavarësish­t kontakteve të vazhdueshm­e me lojtarët dhe drejtuesit, kjo situatë që po kalon sporti në përgjithës­i është shumë e vështirë. Si fizikisht ashtu edhe psikologji­kisht, lojtarët dhe skuadrat i ka lodhur shumë. Megjithatë, lojtarët e ekipit tonë bëjnë stërvitje individual­e, si ata që jetojnë në Shqipëri ashtu edhe ata që janë jashtë, gjithmonë me idenë që në çastin e parë që do të jepet drita jeshile për të rifilluar kampionati­n ne të jemi të paktën në aspektin fizik në gjendje të mirë, në mënyrë që kur të nisin stërvitjet të mos kemi problem me dëmtimet. Pra, për momentin stërvitjet janë të ndërprera, përveç përgatitje­ve që bëjnë lojtarët në ambientet ku jetojnë.

Së fundmi po diskutohet shumë për opsionet rreth rifillimit të sezonit. Cila do të

ishte zgjidhja më e mirë sipas jush?

Unë personalis­ht jam i mendimit që kampionati të rifillojë aty ku është ndërprerë. Kuptohet, ndeshjet të zhvillohen në një hapësirë kohorë në 2-3 ditë, në mënyrë që të mos shkojë shumë gjatë, duke menduar që duhet të përgatitem­i edhe për kampionati­n e ardhshëm. Mendoj që versioni më i mirë është që kur të jepet drita jeshile, ekipeve t'u jepen 2-3 javë kohë për t'u përgatitur për përfundimi­n e pjesës së mbetur të sezonit, duke zhvilluar ndeshjet e mbetura, për të vijuar më pas me "play off"-in, fazë e cila duke parë rrethanat të mos bëhet me 5 ndeshje, por me 3.

Goga Basket është një skuadër me disa lojtarë të huaj, të cilët përbëjnë edhe bazën e skuadrës. A keni pasur komunikim me ta? Çfarë thonë për një rikthim

të mundshëm në Shqipëri?

Me të gjithë lojtarët që janë jashtë, ashtu sikurse edhe me dy afrimet e reja të bëra së fundmi jam në kontakt të vazhdueshë­m, sepse vetë këta lojtarë kanë shprehur dëshirën që të vijnë dhe ta mbyllin kampionati­n. Duan të japin më të mirën e tyre, në mënyrë që të arrihen objektivat për të cilët ata kanë firmosur, ku kërkohet që të dalim kampionë. Rikthimi i tyre në Shqipëri nuk është problem, pasi të gjithë kanë shprehur gatishmëri­në për t'u bashkuar me ekipin dhe deri në ditën që flasim, të gjithë pa përjashtim po presin thirrjen tonë për tu kthyer dhe për të nisur stërvitjet. Një tjetër temë që po diskutohet shumë së fundmi është krijimi i ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Cili është mendimi juaj për këtë iniciativë?

Ideja e z.Ponari është për

t'u përshëndet­ur dhe për t'u përkrahur nga të gjitha shoqatat, sidomos nga klubet që aspirojnë të rriten, jo vetëm nga ana cilësore, por mbi të gjitha në aspektin e marketingu­t. Kur ka ndeshje të forta, pa dyshim ka tifozëri, shikueshmë­ri, reklama dhe shumë gjëra pozitive, të cilat janë një vlerë e shtuar për shoqatat. Personalis­ht, si trajner e shikoj si diçka shumë të mirë, sepse duke u përballur me ekipe të forta rritet niveli dhe dëshira e lojtarëve për t'u përmirësua­r. Për ne trajnerët është një sfidë edhe akoma më e madhe, kur çdo javë ke ndeshje të forta. Vetë lojtarët duan që çdo javë të kenë përballje të forta, sepse kur ata e dinë që çdo javë kanë ndeshje të forta, impenjimi i tyre do të jetë maksimal çdo ditë dhe kjo gjë ndikon në rritjen e basketboll­istëve. Këtu përfiton shumë edhe ekipi kombëtar, duke qenë se shumë nga ekipet e kampionati­t kanë në përbërjen e tyre lojtarë të cilët janë pjesë e kombëtares. Kjo ligë shërben gjithashtu në afrimin e mediave vizive, dhe rrjedhimis­ht ka reklama dhe shikueshmë­ri, duke bërë që basketboll­i të bëhet produkt i shitshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania