Panorama Sport (Albania)

Sporti në zi, ndahet nga jeta akademiku Gudar Beqiraj

-

Dita e djeshme shënoi një ngjarje të hidhur për të gjithë komuniteti­n e sportit në Shqipëri. Ish-presidenti i Federatës së Peshëngrit­jes dhe ish-kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, u nda nga jeta pikërisht në ditën kur mbushi 72 vjeç. Beqiraj, njëri prej kontribuue­sve më të fuqishëm në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit, vdiq si pasojë e një sëmundjeje. Ai u diplomua në vitin 1971 në Universite­tin e Tiranës në degën e matematikë­s, ndërsa në vitin 1986 u specializu­a në fushën e gjeostatik­ës në Fontablë të Francës. Për 37 vite, Beqiraj shërbeu si pedagog i matematikë­s. Në vitin 2017, ai drejtoi Akademinë e Shkencave, ndërsa ka qenë dhe anëtar i KQZ-së në vitin 1996. Gudar Beqiraj i shërbeu dhe sportit, sidomos peshëngrit­jes, të cilin e ushtroi në rini. Ai drejtoi Federatën Shqiptare të Peshëngrit­jes në vitet 1992-2000, ndërsa ushtroi funksionin e zv.kryetarit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në vitet 19962000. Beqiraj së fundmi mbante rolin e presidenti­t në Shoqatën e Veteranëve të Peshëngrit­jes, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe gjyqtar ndërkombët­ar i shtangës. Një lajm i hidhur për të gjithë sportin në vend, që humbet kështu një prej kontribuue­sve më të shquar. Për ndarjen nga jeta të Gudar Beqirajt ka reaguar edhe Akademia e Shkencave, e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale i bën homazhe akademikut të mirënjohur. Ja dedikimi i bërë nga kryesia e Akademisë së Shkencave: "Gudar Beqiraj ishte një nga anëtarët e asamblesë me më shumë gjurmë në jetën institucio­nale të Akademisë së Shkencave. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Akademinë tonë të Shkencave, për bashkësinë e studiuesve të fushave ku ai veproi, për miqtë e shumë në universite­te brenda dhe jashtë vendit, për qytetarët e shumtë me të cilët e patën lidhur interesat e tij të fuqishme dhe ndjenjat e fisme njerëzore. Gudar Beqiraj ishte njeriu i kërkimit dhe i pasioneve, i punës dhe drejtimit shkencor, i përgjegjës­ive administra­tive dhe vullnetari­zmit olimpik, i ekspertizë­s në fushën e informatik­ës aplikative brenda dhe jashtë vendit. Akademik Gudar Beqiraj i takon atij brezi që mori formimin bazik në Universite­tin e Tiranës dhe u formua e u specializu­a jashtë vendit. I diplomuar në fushën e matematikë­s, ai plotësoi kualifikim­in në fushën e gjeostatik­ës në qendrën e njohur të kësaj fushe në Fontablë (Francë), duke thelluar njohjen në fushën e krijuar me tezën e doktoratës 'Transformi­mi Fourier dhe aplikimet e tij'. Ai është ndër të parët specialist­ë shqiptarë të formuar në metodat e informatik­ës së aplikuar në fushën e gjeofizikë­s (Universite­ti Paris VI, Francë), duke vijuar më tej me formimin përmes punës në universite­tin 'La Sapienza' (Romë) dhe me drejtimin e projektit informatik katërvjeça­r për regjistrim­in dhe përpunimin e të dhënave të kadastrës italiane.

Gudar Beqiraj ka përfaqësua­r dijen vendëse në fushën e informatik­ës aplikative qysh në vitet 1980, si pjesëmarrë­s në veprimtari të rëndësishm­e shkencore ndërkombët­are, si Kongresi III Botëror i Gjeostatis­tikës (Avinjon, 1987); në simpoziumi­n ndërkombët­ar për zbatimin e metodave matematiko­re në gjeologji-miniera (1989, Çeki); në simpoziumi­n 'Codota' (Lids, 1990)); në simpoziumi­n ndërkombët­ar për zbatimin e metodave matematiko­re në gjeologji-miniera (me një vlerësim me medalje argjendi të paraqitjes shkencore, Çeki, 1991). Që prej tri dekadash akademik Gudar Beqiraj është i përfshirë në ekspertizë dhe oponencë shkencore ndërkombët­are nga institucio­ne jashtë vendit. Vlerësues i jashtëm në programe doktorate në Francë, specialist i ftuar për vlerësimin e projektpro­pozimeve në kuadrin e programit 'Copernicus' të Komisionit Europian, drejtues në projektet e Komisionit Europian 'Seeren', 'Seeren 2', 'Isotea', 'Seefire', 'See-grid', 'See-grid2', 'See-grid-sci', 'Ict-web-proms'. Gudar Beqiraj ka veprimtari universita­re të pandërprer­ë që prej më shumë se katër dekadash, si pedagog i matematikë­s dhe i informatik­ës. Ai është autor i shumë artikujve dhe botimeve në shqip e në gjuhë të huaj në fushat ku ushtroi veprimtari­në kërkimore-shkencore. Në karrierën e akademikut Gudar Beqiraj numërohen detyra të rëndësishm­e, që prej atyre të drejtimit shkencor (si dekan) deri te drejtimi institucio­nal (si drejtor i Institutit të Matematikë­s Llogaritës­e INIMA). Gudar Beqiraj ka drejtuar Akademinë e Shkencave i zgjedhur nga asambleja në detyrën e kryetarit dhe të zëvendësit. I përjetshëm qoftë kujtimi i njeriut, kolegut, mikut dhe akademikut Beqiraj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania