Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, CR7 nuk ka pranuar uljen e pagës

Klubi s'e konfirmon, por numri 7 do vazhdojë të paguhet njësoj

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Juventusi ishte skuad ra e parë e Serisë A që njoftoi se do të ulte rrogat e saj, vendim që erdhi falë disponuesh­mërisë së të gjithë futbollist­ëve të skuadrës. Por ky është një vendim që sipas "The Sun" nuk do të prekë yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldo. Sipas tabloidit britanik, që në fakt citon burimet e informacio­nit të "Corriere Torino", sulmuesi portugez nuk do të sakrifikoj­ë asnjë qindarkë të 2.4 milionë eurove që përfiton në muaj në Torino nga 31 milionët që fiton në sezon. Një lajm që nuk është konfirmuar ende, por mesa duket, drejtuesit e "Zonjës" mund të vendosin një trajtim preferenci­al për numrin 7, që nuk dihet sesi do të pritet nga pjesa tjetër e skuadrës. Për të mbrojtur ekipin nga impakti negativ që do të ketë për financat ndërprerja e sezonit prej Koronaviru­sit, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur që të dorëzojnë vetëm kontrata që nuk i kalojnë 170 mijë eurot në javëpër sezonin e ardhshëm. Kjo do të sjellë edhe një ndryshim në politikat emerkatos së klubit, që në fakt është reflektuar që tani. Shumë prej operacione­ve të merkatos do të tentohen të mbyllen në formë shkëmbimi, siç janë duke u negociuar në këto momente me Barcelonën. Skuadra e parë e Juves vendosi për një shtyrje të pagesës prej katër muajsh në muajin mars, diçka që do t'i kursejë klubit deri në 90 milionë euro deri në fund të muajit gusht. Por rrogat do t'u paguhen lojtarëve me një shtrirje kohore, sepse një masë e tillëështë marrë vetëm për të siguruar stabilitet financiar për të ardhmen e klubit, sidomos për objektivat e merkatos. Në krye të listës së dëshirave të Sarrit mbetet rikthimi i Pol Pogbasë. Mesfushori francez që joshet edhe nga Reali i Madridit, është bërë një sfidë akoma më e vështirëfi­nanciare sesa ishte përpara pandemisë, jo vetëm për kampionët e Italisë, por edhe për gjigantët spanjollë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania