Panorama Sport (Albania)

Festë me bërryla, lëvizja me makina, ja “shpikja” angleze

Ekipet do të karantinoh­en në hotel ditën përpara ndeshjes

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Premier Liga ka mbaj tur një videokonfe­r encë ditën e mërkurë me kapitenët e klubeve, trajnerët dhe ekspertët mjekësorë. Njëzet trajnerët e klubeve mbajtën diskutimin e parë me zyrtarët e Premier Ligës ku u diskutuan detajet e projektit “Rinisja”. Në takim morën pjesë edhe përfaqësue­sit e Shoqatës së Futbollist­ëve Profesioni­stë dhe Shoqata e Trajnerëve të Ligës, të cilët ripërsërit­ën edhe një herë shqetësimi­n e tyre për shëndetin e futbollist­ëve. Klubet e Premier Ligës gjatë videokonfe­rencës me lojtarët e tyre ditën e martë, mësuan se shumë prej futbollist­ëve nuk janë të gatshëm që të rikthehen në stërvitje ditën e hënë. Disa prej tyre i kanë informuar shefat se nuk kanë ndërmend që të rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëv­e prej Koronaviru­sit. Lojtarët i kanë shprehur pasiguritë e veta edhe mes tyre, duke krijuar një grup komunikimi në “WhatsApp”. Qeveria britanike i ka dhënë dritën jeshile rinisjes së Premier Ligës dhe të gjitha sporteve të tjera elitare prej datës 1 qershor. Më 18 maj është parashikua­r rikthimi i skuadrave në stërvitje, ndërsa fundjava që nis më 12 qershor do të jetë ajo që do të shënojë rinisjen e kampionati­t, të cilit i kanë mbetur edhe 92 ndeshjet e fundit për të dhënë verdiktet. Ditën e sotme, autoritete­t e futbollit do të kenë një takim me qeverinë britanike. Deri tani duket se po shkohet drejt luajtjes së ndeshjeve të mbetura në stadiumet respektive, duke hedhur poshtë mundësinë e organizimi­t të tyre në fusha neutrale. Deri në 300 persona do të jenë prezent në stadium, skuadrat do të karantinoh­en në hotel një ditë përpara ndeshjes, autobusët e ekipeve do të zëvendësoh­en me një flotë makinash të dezinfektu­ara, lojtarët do të festojnë duke prekur bërrylat, ndërsa në pushimin e pjesës së parë stoli do të dezinfekto­het. Policia ka shfaqur shqetësime në lidhje me grumbullim­et e mundshme të tifozëve jashtë stadiumit, duke thënë se kjo është një situatë e papërballu­eshme edhe nga ata dhe u ka bërë thirrje atyre që të qëndrojnë larg stadiumeve kur të rinisë kampionati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania