Panorama Sport (Albania)

Klop: Kristiano lojtari perfekt, por unë admiroj këmbët e Lionel Mesit

Trajneri i Liverpulit merr pozicion: Sa keq që këta po plaken!

-

Kush është më i miri? Është një koncept i vështirë për t'i dhënë përgjigje në futboll, sidomos kur merren në konsiderat­ë fitore dhe shifra, por edhe një gjykim estetik dhe sentimenta­l mund të ndahet në mënyrë absolute. Dhe kështu secili ka opinionin e tij, edhe pse në këto 15 vitet e fundit është e vështirë t'i japësh përgjigje kësaj pyetjeje që nuk përfshin vetëm dy opsione: Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Tani edhe Jyrgen Klop nuk heziton t'i përgjigjet... ZGJEDHJA - Duke folur për kanalin në "Youtube" "freekicker­z", trajneri i Liverpulit ka preferencë­n e tij dhe ai është "Pleshti". Por ai nuk i kursen elozhet edhe për portugezin: "Për mua, më i miri është Mesi, por unë e admiroj Kristiano Ronaldon më shumë për atë që bën dhe ju shpjegoj edhe përsenë. Kemi luajtur kundër të dyve dhe janë thuajse të pamundur për t'i ndalur. Nëse do të zgjidhja lojtarin perfekt, ai do kishte gjatësinë, shkëputjen dhe shpejtësin­ë e Ronaldos. Dhe i shtoj këtu edhe sjelljen e tij, profesiona­lizmin e tij, është perfekt dhe nuk mund të jetë më mirë", thotë gjermani, i cili përballë tij ka humbur edhe një finale të Champions-it.

SHENJË - Por pavarësish­t gjithçkaje, argjentina­si ka një marsh më shumë dhe për optikën e Klopit, kjo vjen falë aftësisë së tij për të shfrytëzua­r dhuntitë që i ka dhuruar nëna natyrë, që nuk janë ekzaktësis­ht si ato të yllit të Juves: "Mesi ka një strukturë fizike më të vogël që kur ka lindur. Por e bën në një mënyrë që gjithçka të duhet kaq e thjeshtë. Ndoshta për këtë më pëlqen më shumë si lojtar në fushë, por edhe Kristiano është absolutish­t një futbollist i pabesueshë­m. Që të dy kanë lënë shenjë për kaq shumë kohë. Ka lojtarë të rinj që kanë potenciali­n për t'u bërë të mëdhenj si ata, por ajo që ata kanë bërë për kaq shumë kohë, është e pabesueshm­e. Dhe është një mëkat që po plaken që të dy". E vështirë të mos i japësh të drejtë Klopit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania