Panorama Sport (Albania)

Faktori “K”, Milani bën poker me 4 francezë

Drejtori Paolo Maldini ka piketuar dy profile, dy të tjerët duhet t'i sjellë… Rangniku

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Përveçse më i ri në moshë, Milani i se zonit të ardhshëm do të jetë edhe më shumë francez. Përveç Kesit apo Hernandezi­t, skuadrës mund t'i bashkohen edhe katër frankofonë të tjerë. Siç konfirmon edhe "L'Equipe", kampionati translapin është shndërruar në një territor gjuetie për Paolo Maldinin dhe Ralf Rangnikun. Legjenda është magjepsur nga Pier Kalulu i Lionit, i cili edhe pse 19 vjeç po shkëlqen në Ligën 1 ku sivjet ka koleksionu­ar 16 prezenca e tri asiste. I aftë të luajë në të gjitha rolet e mbrojtjes, Kalulu cilësohet si profili ideal në aspektin cilësi-moshë. Këto detaje i ka fiksuar edhe Rangnik i cili duket se do t'i propozojë klubit të tij të ardhëm Tangyi Kuasi. Qendërmbro­jtësi 187 cm ka vetëm 6 prezenca në kampionat me PSG, teksa në dy sezonet e fundit ka luajtur 17 ndeshje në Kupën e Ligës. Kontrata i skadon pas dy muajsh, ndaj për çështje të lidhura me buxhetin mund të rezultojë një afrim me perspektiv­ë për Milanin, duke qenë se mjafton një ofertë joshëse për lojtarin, teksa PSG do të shihte një tjetër aset të largohej pa përfitua asgjë në aspektin ekonomik.

DUELI - Gjatë verës nga Parisi do të largohet edhe Levin Kurzaua, madje nuk do të jetë e nevojshme pagesa e një kartoni për të punësuar. Mëngjarash­i u kontaktua në janar nga Juventusi, por thuhet se ka një dobësi për kampionati­n anglez. Për të mposhtur konkurrenc­ën britanike kuqezinjve do t'i duhet një sforco e madhe ekonomike të cilën mund ta bëjnë nëse Maldini do të jetë ende në bordin teknik të klubit. Edhe në këtë kontekst, Rangnik ka alternativ­ën e tij për të propozuar. Bëhet fjalë për Bubakar Kamarn e Maresejës i cili është edhe më i shtrenjti nga "4K" pasi vlerësohet të paktën 25 milionë euro. Qendërmbro­jtës, 184 centimetra, ai mund të luajë edhe si shkatërrue­s përpara mbrojtjes. Sivjet ka luajtur në të gjitha ndeshjet e kampionati­t për marsejezët, duke kontribuar madje me dy asiste dhe një gol. Aspak keq për 20-vjeçarin që synon të jetë në 23-shen e Francës në Europianin që do të luhet pas një viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania