Panorama Sport (Albania)

Leva i uritur, Myler: Ushqehemi me... maska

"Me Sanenë të pandalshëm, Flikun e donim të gjithë në stol"

-

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Le vandovski, është gati për të shijuar sërish emocionin e golit. Një emocion të cilin e kishte harruar për shumë javë si pasojë e ndalesës nga pandemia. Në një intervistë për "Spox", polaku u shpreh se do të bëjë gjithçka për të festuar në fund të qershorit.

Si ndiheni tani që Bundesliga do të rinisë?

Jam shumë i lumtur që do të rikthehemi të luajmë futboll. Ishte një kohë e vështirë për futbollin, por shëndeti vjen mbi gjithçka. Mendoj se situata në Gjermani është stabilizua­r dhe njerëzit janë gati t'i rikthehen gradualish­t jetës private. Ndihemi të sigurt për të luajtur dhe kjo është më e rëndësishm­ja.

Sa i lumtur është Levandovsk­i tani që Flik do të qëndrojë?

Ishte një lajm i mirë për ne. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë sesa mirë ka bërë trajneri këtu. Të gjithë janë duke shkuar në një drejtim për sa i përket bashkëpuni­mit dhe komunikimi­t. Kemi shumë besim tek ai, kjo është shumë e rëndësishm­e për një klub. Shpresoj të fitojmë shumë tituj së bashku. Sane mund të jetë lojtar i Bajernit në sezonin e ardhshëm, çfarë mendoni për futbollist­in?

Për momentin mund të them vetëm se ai është një lojtar i madh. Nuk dua të zgjatem shumë, pasi tani për tani këto janë vetëm thashethem­e merkatoje. Por Leroi ka klas dhe do të ishte një lojtar perfekt për Bajernin. Ne e dimë se çfarë ka dhënë ai për Shalken dhe Mançester Sitin. Mund të na ndihmojë për të zgjidhur shumë situata në një ndeshje. Por le të presim.

Miroslav Klose do të jetë asistenti i Flik, jeni i lumtur që do të punoni me të?

Ai ka qenë një lojtar i madh dhe kjo tani dihet nga të gjithë. Eksperienc­a e madhe që ka do të na ndihmojë për të përmirësua­r lojën tonë. Mund të mësosh shumë nga një trajner, aq më tepër nga një si Klose. Me të shpresoj të bëhem një sulmues edhe më i mirë.

Si është gjendja e Levës?

Ndihem mirë dhe gjatë kësaj kohe kam punuar mirë. U kam dhënë rëndësi detajeve të vogla, këtu përfshihen dieta dhe regjimi. Përveçse duhet të ruaja gjendjen fizike, duhet gjithashtu të bëja kujdes për ndonjë kilogram më shumë, pasi qëndrimi në shtëpi është vrastar për trupin. Por tani gjithçka është më ndryshe. Qëllimi im është të luaj në nivele të mëdha edhe për 3-4 vite. Nuk e di sesa do ta realizoj, por me shëndetin që gëzoj, jam i bindur se nuk ka për të më ndaluar asgjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania