Panorama Sport (Albania)

Kategoria e Parë më 7 qershor, zbardhet kalendari

Kampionati mbyllet më 29 korrik, më 5 e 6 gusht ndeshjet shtesë

- FATJON RUPI

Përfaqësue­sit e klubeve të Kategorisë së Parë zhvilluan dje takimin e paralajmër­uar me drejtuesit e FSHF-së, ku mësuan se kampionati do të rinisë më 7 qershor për skuadrat e "play out"-it dhe më 14 qershor për ato të "play off"-it. Kështu, 8 skuadrat që luajnë për ngjitjen në Superiore, 4 për secilin grup, kanë një javë më shumë kohë që të përgatiten. Më 18 maj...

Përfaqësue­sit e klubeve të Kategor isë së Parë zhvilluan dje takimin e paralajmër­uar me drejtuesit e FSHF-së, ku mësuan se kampionati do të rinisë më 7 qershor për skuadrat e "play out"-it dhe më 14 qershor për ato të "play off"-it. Kështu, 8 skuadrat që luajnë për ngjitjen në Superiore, 4 për secilin grup, kanë një javë më shumë kohë që të përgatiten. Më 18 maj është parashikua­r të nisë stërvitja individual­e dhe pak ditë më pas ajo ekipore, kështu që deri më 7 qershor stafet teknike të skuadrave të Kategorisë së Parë do të kenë rreth dy javë kohë që të përgatisin lojtarët për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit. Rifillimin e garës e kanë kërkuar shumica e klubeve dhe vendimi i djeshëm është pritur me entuziazëm, edhe pse të gjithë e dinë sesa e vështirë do të jetë pas gjithë kësaj situate, sepse rriten kostot financiare. Skuadrat e "play off"-it të dy grupeve kanë më pak ndeshje për të zhvilluar, edhe 6 javë. Ato e nisin më 14 qershor dhe përfundojn­ë më 25 korrik, kurse ndeshjet shtesë luhen në datat 5 dhe 6 gusht. Janë ndeshje përcaktues­e për objektivin sezonal dhe i rëndësishë­m është fakti që këtyre skuadrave u është dhënë shansi që gjithçka të vendoset në fushë.

"PLAY OFF"-i- Skuadrat e pjesës së poshtme të renditjes, ato të "play out"-it, kanë edhe 9 javë për të zhvilluar dhe për të caktuar se cila do të bjerë një kategori më poshtë. Në këtë grup skuadrash, 5 nga Grupi A (është përjashtua­r Shkumbini) dhe 6 nga Grupi B, ka ngjeshje më të madhe të ndeshjeve. Ato ristartojn­ë më 7 qershor dhe mbyllen më 29 korrik. Edhe në këtë rast, ndeshjet shtesë luhen në datat 5 dhe 6 gusht.

NDESHJET SHTESË -

Në datat 5 dhe 6 gusht luhen ndeshjet shtesë. Vendet e dyta të çdo grupi ndeshen mes tyre dhe më pas fituesi sfidon vendin e 8-të të Superiores për të qenë në elitë. Në anën tjetër, vendet e 8-ta të çdo grupi të "play out"-it do të kenë një ndeshje shtesë me një kundërshta­r nga Kategoria e Dytë për të siguruar qëndrimin.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga mbledhja e djeshme në FSHF
Çast nga mbledhja e djeshme në FSHF

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania