Panorama Sport (Albania)

Partizani, Lukas drejt rikthimit

-

"Më ndiqte gjithmonë presioni i emrit të madh të babait tim", Ledio Pano: Më kërkoi Gega te Partizani, por e refuzova nga emocionet Ledio Pano ka dhënë shumë për Partizanin, te të cilët e nisi karrierën e tij si futbollist dhe pas aventurës në Greqi u rikthye përsëri te të kuqtë ku mbylli karrierën. Në një prononcim të dhënë së fundmi për "SuperSport, Ledio u shpreh se presioni i emrit të madh të babait të tij, Panajot Pano, e ka ndjekur atë gjithmonë. Ai zbuloi se vjet kishte një ofertë nga trajneri Skënder Gega për të qenë pjesë e stafit teknik, por e refuzoi. Pano flet edhe për Partizanin aktual, që për shkak të ndryshimev­e meriton vendin që ka.

IZOLIMI- "Ka qenë një periudhë shumë e vështirë kjo për mua, pasi ne jemi tipa që jemi mësuar të lëvizim gjithmonë. Megjithatë, unë mendoj se më e keqja ka kaluar dhe shpresojmë që gjithçka t'i rikthehet normalitet­it tani", u shpreh fillimisht Ledio Pano.

PARTIZANI AKTUAL- "Është e vështirë të flasësh për sezonin e Partizanit, pasi duam gjithmonë ta shohim skuadrën në vendet e para. Pak ditë më parë ne kujtuam atë titull të fituar një vit më parë dhe i uroj shumë suksese Skënder Gegës në karrierë. Shpresoja shumë që të dilnim kampionë përsëri këtë vit, pasi mundësitë ishin, por ndryshimet e shumta mendoj se ndikuan shumë dhe me të drejtë janë aty ku e meritojnë".

KARRIERA- "Kam luajtur për 10 vite në Greqi dhe ndeshja ndaj Dinamos në vitin 2001 ishte e para pas rikthimit. Emocionet ishin të mëdha pasi luaja për ekipin ku u rrita. Por, gabimet e atëhershme të presidenti­t Xhani bënë që Partizani të mos merrte asnjë trofe. Nuk ishte faji në fushë që nuk fituam tituj, por faji ishte nga mënyra si menaxhohej klubi nga drejtuesit".

TRAJNER NË SUPERIORE"Vjet kisha një ofertë nga trajneri Gega për t'u afruar te Partizani, por nuk pranova për shkak të frikës nga emocionet e shumta që do kisha, që mund të ishin për keq. Mua më pëlqen më shumë të merrem me të rinjtë. Nuk e përjashtoj mundësinë që një ditë të drejtoj edhe ekipin e parë. Gjërat do të ndryshojnë me stadiumin e ri".

PESHA E BABAIT- "Kam patur një peshë shumë të madhe mbi shpatulla, pasi emri i madh i babait më ka shoqëruar gjithmonë. Unë jam shumë i kënaqur me ato që kam treguar në fushë. Të gjithë nga unë prisnin të shikonin një Panajot Pano të dytë, por ai është i paarritshë­m", u shpreh Ledio Pano.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania