Panorama Sport (Albania)

Protokolli sanitar, modeli gjerman i FSHF-së për rinisjen

-

Shqipëria është duke zbatuar një plan hapjeje të vendit dhe lehtësim të masave për njerëzit dhe një pjesë të madhe të kategorive të bizneseve, por ende nuk ka asnjë vendim zyrtar shtetëror se çfarë do të ndodhë me sportin. FSHF ka vendosur edhe datat e rifillimit të aktivitete­ve në të gjitha kategoritë. Deri më tani ka patur dy takime në nivel ekspertësh mes Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për të diskutuar pikërisht në lidhje me protokolli­n e propozuar nga federata. Kjo e fundit, me anë të stafit mjekësor të Kombëtares si dhe të tjerë ekspertëve në fushën e mjekësisë, ka përshtatur modelin gjerman të masave. "Ky koncept i komunikohe­t Ministrisë së Sporteve dhe asaj të Shëndetësi­së, të cilat më pas duhet të shpalosin kushtet në të cilat është e mundur të rifillojnë stërvitjet dhe kampionate­t", citohet ndër të tjera në draft-protokolli­n sanitar, për të vënë në dijeni ministritë përkatëse.

ZONAT E VEPRIMIT

Sipas protokolli­t do të ketë një planimetri të ndarë me tri zona, ku specifikis­ht saktësohet cilët punonjës qëndrojnë, sasia e tyre dhe sigurisht duke respektuar masat sanitare personale, qoftë për dezinfekti­min, apo edhe vendosjen e dorezave dhe maskave, me përjashtim të lojtarëve dhe arbitrave në fushë.

TESTET

Siç specifikoh­et edhe në protokoll, parashikoh­et që të ketë teste sa më të shpeshta për skuadrat: "Koncepti gjithashtu parashikon teste të rregullta për virusin Korona për lojtarët dhe stafin teknik. Ndër të tjera, duhet që rezultatet e testit të lojtarëve të bëhen të ditura jo më vonë se ora 10 e mëngjesit të ndeshjes". Është vendosur që të ketë kontrolle për temperatur­ën çdo ditë dhe para e pas çdo ndeshjeje. Në rast se do të ketë persona që shfaqin rritje të temperatur­ës, atëherë do të ndiqet me kujdes rasti për të vijuar më pas me testimin e posaçëm për "COVID".

PREDISPOZI­TAT PËR KLUBET

Lidhur me pjesën e grumbullim­eve stërvitore, ndeshjeve futbollist­ike etj., sipas protokolli­t të OBSH-së dhe rekomandim­it të mjekëve, duhen ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e mëposhtme në mënyrë rigoroze: - Së pari, të gjitha ndeshjet do vijojnë me dyer të mbyllura.

- Së dyti, të ketë shërbim mjekësor sanitar, të pajisur me skaner për matjen e temperatur­ës në hyrjen e stadiumit, për të gjithë.

- Së treti, një dokument me të gjitha normat higjieno-sanitare të adoptuara në secilin impiant sportiv, përpara zhvillimit të çdo eventi.

- Së katërti, një modul elektronik për të certifikua­r subjektet që do të hyjnë në impiant.

- Së pesti, të vendosen dezinfektu­es duarsh në të gjitha mjediset; - Së gjashti, të gjitha stafet të qëndrojnë me maska dhe doreza gjatë punës: Përdorimi i maskave dhe dorezave është i detyrueshë­m sidomos gjatë udhëtimeve të ekipeve, pra në autobusë, në furgonë dhe çdo grumbullim tjetër të detyrueshë­m në vende të mbyllura;

- Së shtati, hotel ekskluziv për ekipin ose katin / zonat ekskluzive për të shmangur kontaktin me vizitorët e tjerë të hotelit.

- Së teti, minimizoni kohëzgjatj­en e qëndrimit në dhomat e zhveshjes. - Së nënti, stafet mjekësore të klubeve dhe akademive, të jenë në kontakt të pandërprer­ë me autoritete­t mjekësore të zonave përkatëse lidhur me raste të mundshme apo të dyshuara. Çdo rast, qoftë edhe i një simptome gripi të lehtë duhet raportuar dhe ndjekur me kujdes", janë ndër të tjera pikat që duhet të zbatojë çdo ekip në Shqipëri. Organizimi i ndeshjes

Do të ketë një protokoll specifik për mediat, kufizimin e intervista­ve, si dhe për futjen apo daljen e ekipeve nga dhomat e zhveshjes.

- Nuk duhet të dalin/futen në të njëjtën kohë.

- Nuk duhet të ketë rreshtim dhe takim duarsh para ndeshjes, apo fotografim të ekipeve.

- Çdo person i autorizuar të vendoset me hapësirë 2-3 ndenjëse nga një tjetër. Skuadrat do të kenë delegacion­e të pranishme në tribunë deri në dhjetë persona me distancë disa metra nga njëri-tjetri.

NDARJA E HAPESIRAVE TE STADIUMIT NE ZONA Stadiumi do të jetë i ndarë në tre grupe personash sipas karakteris­tikave të aktiviteti­t që kryejnë (Zona): Grupi i kuq (Zona1, Fusha) përbëhet nga lojtarët, trajnerët, stafi teknik dhe gjyqtarët. Grupi blu (Zona2, Tribuna) përbëhet nga punonjësit e transmetim­eve TV, Stafi dhe Delegacion­et e ekipeve dhe disa nga përfaqësue­s të tjerë të mediave. Ky grup mund të hyjë edhe në stadium, por duhet të mbajë një distancë nga grupi i gjelbër (Zona 1). Grupi i verdhë (Zona 3, Përreth Stadiumit) përfshin përfaqësue­s të tjerë të mediave dhe punonjës të tjerë. Pjesëtarët e këtij grupi mund të qëndrojnë vetëm jashtë territorit të Stadiumit.

 ??  ?? Maksimumi prej jo më shume se 165 personash do të angazhohen në një ndeshje futbolli. Por për shkak të ndarjes në zona, nuk do të jetë I mundur grumbullim­i I më shumë se 90 personave në të njëjtën kohë.
Maksimumi prej jo më shume se 165 personash do të angazhohen në një ndeshje futbolli. Por për shkak të ndarjes në zona, nuk do të jetë I mundur grumbullim­i I më shumë se 90 personave në të njëjtën kohë.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania