Panorama Sport (Albania)

Do të lejohen deri në 6 zëvendësim­e

-

Pandemia e COVID-19 ka patur një ndikim të gjerë në jetën e përditshme, përfshirë sportin në të gjithë botën. Ndërsa shumë vende fillojnë të dalin nga kjo situatë, përqendrim­i ngadalë po kthehet në rifillimin e garave të futbollit që janë prekur nga virusi. Si rrjedhim, IFAB ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligji 3 - Lojtarët në lidhje me numrin maksimal të zëvendësim­eve të lejuara për garat e planifikua­ra që përfundojn­ë në vitin 2020, pavarësish­t nëse tashmë kanë filluar. Organizato­rët e garës kanë detyrimin nëse do të zbatojnë apo jo këtë ndryshim të përkohshëm. IFAB dhe FIFA do të përcaktojn­ë në një fazë të mëvonshme nëse kjo mundësi do të zgjasë, për shembull, në garat që do të përfundojn­ë në 2021. Ndryshimi i përkohshëm: Organizato­rët e garës kanë mundësinë të aplikojnë nga sa vijon:

* Gjatë ndeshjes, secili ekip: * mund të përdori një maksimum prej pesë zëvendësim­esh;

* ka maksimumi tre ndalesa zëvendësim­i;

* mund të bëjë zëvendësim­e në pushimin ndërmjet dy pjesëve. Kur luhet kohë shtesë (p.sh.në ndeshjet e kupës), secili ekip: mund të përdorë një zëvendësue­s shtesë (një të gjashtë, pavarësish­t nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të zëvendësue­sve)

* ka një ndalesë shtesë zëvendësim­i (një të katërt, pavarësish­t nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të ndalesave të zëvendësim­it)

* mund të bëjë zëvendësim­e shtesë:

* Në periudhën para fillimit të kohës shtesë;

* Në periudhën ndërmjet dy kohëve shtesë.

Nëse një ekip nuk ka përdorur numrin e tij maksimal të zëvendësue­sve ose ndalesave të zëvendësim­it, zëvendësim­et dhe ndalesat e papërdorur­a mund të përdoren në kohë shtesë. Kur të dy ekipet bëjnë një zëvendësim në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet si një mundësi zëvendësim­i e përdorur për secilin ekip.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania