Panorama Sport (Albania)

Kukësi, klubi gjen zgjidhje për lojtarët nga Kosova dhe Maqedonia

Kompletohe­t ekipi, problem vetëm Vesel Limaj

-

Me bërjen publike të vendimit për rinisjen e kampionati­t në datën 3 qershor, drejtuesit e Kukësit kanë marrë menjëherë masat. Së pari, nënkampion­ët kanë plotësuar organikën duke zgjidhur një problem shumë të madh për ta, pikërisht rikthimin në Shqipëri të lojtarëve të mbetur jashtë kufijve. Plot 7 lojtarë të Kukësit ndodheshin prej më shumë se dy muajsh në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Më konkretish­t kapiteni Besar Musolli, Enis Gavazaj, Zenel Gavazaj dhe Ilir Avdyli ishin në Kosovë. Lista vazhdonte me

Edis Maliqin dhe Valon Ethemin, të cilët ndodheshin në Shkup dhe Tetovë, ndërsa Vasil Shkurtaj në Spanjë. Klubi prej gati 3 javësh po merrej me plotësimin e dokumentac­ionit dhe procedurav­e përkatëse për riatdhesim e Musollit dhe vëllezërve Gavazaj, të cilët janë

të pajisur me pasaportë shqiptare. Me konfirmimi­n e vendimittë për rinisjen e kampionati­t, klubi ka arritur të sjellë në Shqipëri pa probleme lojtarët në fjalë. Të gjithë futbollist­ët janë karantinua­r në banesat e tyre, pasi rregullorj­a ka ndryshuar për personat që kanë kontratë pune. Ata kanë zbatuar gjithë rregullore­n dhe protokolli­n e shtetit. RREGULLORJ­A - Gazeta mëson se në kufi lojtarët nuk kanë kryer testime, por kanë matur temperatur­ën dhe kanë plotësuar formularët me gjithë informacio­nin e nevojshëm për autoritete­t. Pastaj ata janë regjistrua­r në listën e personave që do të karantinoh­en për 14 ditë në banesat e tyre në Tiranë. Klubi ua ka siguruar gjithë terrenin lojtarëve për t'u stërvitur dhe për të kryer të gjitha nevojat e tyre të përditshme në banesë. Këta lojtarë do të vazhdojnë të stërviten në kushte shtëpie edhe kur ekipi të nisë stërvitjen zyrtarisht. Vetëm në rast të ndonjë ndryshimi rregullore­je mund të ketë liri edhe për këta lojtarë. Siç duhet tashmë, Vasil Shkurtaj mbushi dy javë që është kthyer nga Spanja, duke e kryer garantimin 14-ditor dhe të hënën do të jetë gati.

PROBLEMI - I vetmi lojtar që ka mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë është Vesel Limaj, i cili ndodhet në Berlin pranë familjes. Mesfushori nuk ka asnjë mundësi të rikthehet në Tiranë, pasi s'ka linjë ajrore dhe gjithashtu kufijtë janë të mbyllur. Edhe pse Limaj mund të kërkojë të rikthehet apo klubi ka bërë kërkesë për të rikthyer punëmarrës­in e tyre, autoritete­t përkatëse nuk mund të bëjnë asgjë për shkak të transporti­t. Klubi shpreson që të rihapen sa më shpejt linjat ajrore dhe të rikthejnë mesfushori­n, i cili është një pikë mjaft e fortë. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania