Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu nis stërvitjen, të huajt mund të testohen

Jashanica vjen menjëherë, priten “riatdhesim­et”

-

Vendimi për rifillimin e kampionati­t e gjen Skënderbeu­n në moment jo fort të mirë për sa i përket gjendjes fizike. Ndryshe nga disa ekipe të tjera të Superiores, korçarët kanë qenë të gjithë të shpërndarë dhe në pamundësi për të punuar në seanca stërvitore qoftë edhe virtuale përmes videostërv­itjeve. Kjo edhe për shkak të mbylljes së liridaljes në një orar të kufizuar. Gjithsesi, përpos kësaj situate, bardhekuqt­ë kanë nxituar për të bërë gati terrenin e punës dhe për të filluar nga përgatitje­t kur të jepet drita jeshile. Duke parë faktin që kampionati ishte drejt rifillimit, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, u dha futbollist­ëve të tij një program individual intensiv, që në bazë të lirimit të masave shtrëngues­e ishte e mundshme ndjekja e këtij programi. Teksa prej ditës së hënë, ekipi ka filluar intensifik­imin e programit individual. Bardhekuqt­ë kanë filluar të rrisin ngarkesat, pasi edhe koha e shkurtër në dispozicio­n nuk i premton të marrin maksimumin gjatë kësaj kohe përgatitje­sh që do të caktohet deri në datën 3 qershor. Burime pranë klubit bëjnë me dije se lojtarëve u është kërkuar zbatim strikt i masave dhe përgatitje­ve, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e lojtarëve kanë filluar përgatitje­t edhe në terren, kryesisht në zonat e gjelbra. RIKTHIMET

Problem kyç mbeten rikthimet e lojtarëve nga jashtë. Bëhet fjalë për futbollist­ët,

të cilët periudha e izolimit i gjeti jashtë Shqipërisë dhe kjo e bën mjaft të vështirë përgatitje­n e tyre. Për këta klubi bën me dije se do të ndjekë të gjitha protokolle­t e vendosura nga qeveria dhe FSHF për të rikthyer lojtarët në ekip. Por duket se një plan është ai i testimeve për të shmangur karantinim­in e detyruar për 14 ditë. JASHANICA

I vetmi që duket më përpara

pjesës tjetër të ekipit është Jashanica. Kosovari shihet i favorizuar nga pajisja me pasaportë shqiptare që e zotëron prej vitesh. Kjo i lejon të kthehet në Shqipëri ende pa u hapur kufijtë për kalimin e shtetasve të huaj. Për këtë arsye pritet që Jashanica sot ose të shtunën të jetë në Durrës, atje ku do të nisë edhe përgatitje­n individual­e. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania