Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, stërvitja nis me lojtarët vendës

- Tomor Shehu

Luftëtari zbret i përgjysmua­r në fushë, duke respektuar rregullat deri në dhënien e lejes për t'u stërvitur normalisht. Pasi u mësua data e nisjes së kampionati­t, trajneri Neritan Novi, ndihmësi i tij, Arbër Bistri, dhe drejtori i akademisë, Nalton Musta, menduan të bënin një program pune duke stërvitur në kushtet e distancimi­t lojtarë të ekipit të parë dhe akademisë. Dje "Panorama Sport" ndoqi seancën e zhvilluar në kompleksin "Fusha e Vjetër" në Gjirokastë­r. Nga futbollist­ët e ekipit të parë ishin emra si kapiteni Aurel Demo, portierët Avernold Qyrani dhe Sadik Basha, mesfushorë­t Stiven Puci, Alvi Ahmetaj dhe Klaus Alinani, sulmuesi Ardit Ziaj, si dhe futbollist­ët e ardhur nga të rinjtë, Serxhio Emini, Bastri Malaj dhe Muharrem Malaj. Të ndarë në grupe ata kanë zhvilluar më shumë stërvitje me topin, për të rifituar kohën e humbur. Secili prej lojtarëve të Luftëtarit në këtë periudhë ka zhvilluar stërvitje individual­e, në pamundësi për të bërë në grup, edhe pse qyteti i Gjirokastr­ës konsideroh­et zonë e gjelbër dhe nuk ka asnjë të prekur nga Koronaviru­si. Gjithsesi, klubi i Luftëtarit është munduar të zbatojë me përpikmëri rregullat e pandemisë prej "COVID-19". Dje kompleksi stërvitor ka qenë i izoluar, ndërkohë që sot dhe nesër pritet që futbollist­ët e Luftëtarit që janë nga rrethet e tjera, të mbërrijnë në Gjirokastë­r, për të nisur zyrtarisht përgatitje­t më 18 maj. Të vetmit lojtarë që këtë periudhë kanë qenë jashtë Shqipërisë janë mesfushori Donaldo Açka dhe mbrojtësi Andon Karabina.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme
Çast nga stërvitja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania