Panorama Sport (Albania)

Dushi: Dushi: Lushnjë Lushnjë nxito, nxito, kërko kërko dy dy fusha! fusha!

"Ekipi do ngjitet. Futbolli duhet të rifillojë, boll vuajtëm dy muaj në karantinë"

- ALBAN ALUSHI

Llazar Dushi e sheh Lushnjën në pikë të hallit. Mungesën e një fushe stërvitore ai e cilëson si vrastare për prodhimin e talenteve. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", ish-sekretari i klubit tha se drejtuesit duhet të lëvizin për të përfituar nga projekti i 100 fushave. Specialist­i lushnjar tha se Lushnja ka kushte skandaloze, ndaj duhet të bashkëpuno­jë me FSHFnë. "Në kushtet ku ndodhet aktualisht Lushnja, gjithçka ka mbetur për të ardhur keq. Dhe këtu i referohem infrastruk­turës. Nuk ka akoma një fushë ku skuadra të stërvitet. Nëse ky projekt i FSHF-së do të zbatohet, atëherë shpresojmë që verdhejesh­ilët të përfitojnë. Por, që të përfitojë Lushnja nga ky projekt duhet të bëjë një kërkesë zyrtare duke e paraqitur me fakte gjendjen aktuale të terreneve. Pra, të bëhet një preventiv, që do të thotë: Në çfarë gjendjeje janë terrenet dhe sa investime duan?! Sa është Lushnja e gatshme që të paraqesë kërkesën në FSHF për miratim të një ose dy fushave stërvitore?! Për mendimin tim Lushnja nuk ka nevojë për një, por për dy fusha. Për skuadrën kryesore dhe për skuadrat e moshave. Varfëria në talente ka ardhur edhe nga kushtet e këqija të infrastruk­turës. Për vite të tëra bëhet stërvitje në baltë dhe në pluhur. Prandaj, urgjentish­t, unë mendoj dhe sugjeroj që klubi i Lushnjës të hyjë në marrëveshj­e me FSHF-në. Të bëhet një takim midis drejtuesve të klubit të Lushnjës me drejtuesit e FSHF-së që

merren me shpërndarj­en e terreneve. Të paraqitet kërkesa dhe e shoqëruar me pamje filmike. 'Ja në çfarë gjendjeje jemi!' Kërkesa të bashkëngji­tet edhe me një preventiv. Këto janë kushtet e infrastruk­turës dhe kërkojmë të hyjmë të bashkëpuni­m. Komisioni që

shpërndan fushat në FSHF, të shikojë kushtet e Lushnjës. Nëse ka detyra që Lushnja duhet të kryejë punime, le t'i bëjë. Kryesorja është që Lushnja duhet të jetë ndër të parët që të bëjë kërkesë zyrtare për fusha futbolli. Nëse Fieri ka tri fusha, pse duhet të bëjë katër? Të përfitojë Lushnja që nuk ka asnjë. Me krijimin e kushteve do të jetë më prezente kërkesa e llogarisë", tha fillimisht ai.

SITUATA - Ish-trajneri evidenton se ka ardhur koha që futbolli të rifillojë dhe t'i jepet fund vuajtjes 2-mujore. "Lushnja ka kushtet e Superiores. Është një stadium i licencuar i Superiores. Stadiumet janë pak a shumë aty-aty. Mund të ndiqet një procedure e tillë, që lojtarët të zhvishen 3-4 njëkohësis­ht dhe të dalin në fushë nga 3 apo nga 4. Të veprohet fillimisht si në vendet e tjera të Europës. Me ushtrime dhe lojëra të distancave, të largësive, me vrapime. Patjetër që të matet temperatur­a në fillim, siç shkojmë në bankë, ku na matin temperatur­ën. Një person i mjekësisë në stadium mund t'ua masë temperatur­ën lojtarëve, para se të nisë stërvitja. Futbolli duhet të rifillojë. Futbolli është adrenalinë e këtij populli. Boll vuajti dy muaj në karantinë, të shikojë pak futboll. Për mua janë mundësitë që edhe Kategoria e Parë të rifillojë", përfundoi Llazar Dushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania