Panorama Sport (Albania)

“Shqipëria ka nevojë për futboll”

Ndërprerja e aktiviteti­t, sipas drejtuesit të klubit fierak, ka pasoja të rënda për të gjithë

- BUJAR RAMA

Më në fund, çelet "drita jeshile" edhe për Kategorinë e Parë. Më 7 qershor është ristarti për këtë ligë. Një vendim i dakordësua­r nga FSHF-ja dhe klubet në takimin e djeshëm dhe që pret edhe OK-in e qeverisë. Në lidhje me situatën dhe rifillimin e aktiviteti­t flet enkas për "Panorama Sport" presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima. Z.Kokëdhima, më në fund një datë për rifillimin e garës... Sipas jush, a është kjo formula dhe periudha më e mirë e mundshme?

Pa dyshim që po. Duhet që aktiviteti ekonomik, kulturor, sportiv në Shqipëri patjetër të zhvillohet. Nuk mund të mbahet gjithë kohën e bllokuar Shqipëria, sepse pasojat do të ishin shumë të rënda. Është vendim shumë i drejtë për të hapur kampionate­t dhe për t'i mbyllur garat në fushë.

A është periudhë e mjaftueshm­e ajo gjer në rifillimin e garës?

Është kohë optimale për kushtet që jemi. Klubet tani, duke respektuar protokolle­t e sigurisë që kërkon qeveria dhe Ministria e Shëndetësi­së, të përgatiten dhe të fillojnë garën. tuesve dhe menaxherëv­e të botës së futbollit. Asnjë tolerim nuk duhet të ketë. FSHFja ka diskutuar me drejtuesit e klubeve masat antipandem­i të parashikua­ra në protokolli­n e sigurisë, që përfshin kërkesat e Ministrisë së Shëndetësi­së e qeverisë. Klubet

janë shumë të angazhuara për të qëndruar strikt me këto kushte, është një problem ligjor më shumë se problem sportiv. Është risk për të gjithë ne, për gjithë aktiviteti­n, tolerimi në zbatimin e masave. Në takim të gjithë ishim me mendimin se klubet që nuk i plotësojnë masat, duhet të përballen me ligjin dhe masat disiplinor­e të FSHF-së. Jam i sigurt që me seriozitet­in për të mbajtur gjallë aktiviteti­n sportiv, do t'i shkojmë deri në fund garës. U diskutua edhe për kostot e rritura për zbatimin e protokolli­t. Është në nder të qeverisë të mos vazhdojë ta injorojë detyrimin që ka për klubet, që tanimë duhet të përballojn­ë kosto të rritura. FSHF-ja ka bërë maksimumin për të ndihmuar lojtarët dhe klubet, besoj se qeveria nuk do të vazhdojë si gjer tani, duke mos marrë asnjë përgjegjës­i ndaj klubeve, që paguajnë taksa dhe janë në përputhje me legjislaci­onin shqiptar. E ka detyrim t'i ndihmojë. Apolonia ka një akademi model në Shqipëri, me ekipe moshash dhe futbollin e femrave. Po me këto kompeticio­ne, çfarë do të ndodhë?

Varet nga strategjia e qeverisë dhe FSHF-së. Pas Superiores dhe Kategorisë së Parë, pa dyshim do të diskutohet edhe për kampionate­t e tjera. Besoj se do ketë zhvillime javën e ardhshme. Shqipëria ka nevojë të riaktivizo­jë prodhimin dhe të bëjë hapjen sociale, shoqërore dhe ekonomike, por vigjilente dhe e organizuar në luftën ndaj pandemisë. Nëse ka një gjë që i duhet më shumë Shqipërisë tani, është futbolli dhe sporti në tërësi.

Një vlerësim për garën dhe objektivin e Apolonisë?

Të gjitha ekipet e Apolonisë janë në pozita interesant­e, nga moshat e deri tek ekipi i parë janë pretendent­ë për kampionë. Sfida është shumë e fortë, veçanërish­t kjo gjë është shumë e rëndësishm­e për skuadrën e parë. Shpresoj dhe uroj ta përmbushim objektivin e mirëpritur nga sportdashë­sit e Apolonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania