Panorama Sport (Albania)

Luiza Gega, e bllokuar në Kenia

"Jemi në pritje të riatdhesim­it, anulimi i Kampionati­t Europian ishte i nxituar"

- ARTIN LLESHAJ

Gjatë muajit mars, Luiza Gega udhë toi drejt Kenias për të zhvilluar fazën përgatitor­e për një nga sezonet me të rëndësishm­e të karrierës, siç parashikoh­ej të ishte viti 2020. Mirëpo, situata me virusin "COVID-19" u përshkallë­zua, duke shkaktuar një kaos të vërtetë edhe në sistemin sportiv botëror. Kështu, eventet më të rëndësishm­e të atletikës, si Europiani apo Olimpiada, u shtynë dhe u anuluan, duke sjellë një zhgënjim të madh te kampionia e atletikës shqiptare, e cila vetëm disa muaj më parë shkroi një tjetër faqe të rëndësishm­e të historisë së atletikës shqiptare, teksa u bë e para sportiste që kalon në finalet e një Kampionati Botëror, për t'u renditur më pas në vend të nëntë në garën e 3000 metrave me pengesa. Teksa ka mbetur e bllokuar në Afrikë, Luiza Gega rrëfen për "Panorama Sport" ditët e saj në Kenia. Luiza flet për stërvitjet, vështirësi­të, ndërsa edhe një herë deklaron se vendimi për të anuluar Europianin ishte i nxituar.

nuk ka bllokim në lëvizje gjatë orareve kryesore, ku unë bëj stërvitjen e paradites dhe atë të mbasdites. Kufizimet konsistojn­ë në mos qarkullim nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Probleme kam hasur tek infrastruk­tura e stërvitjes, pasi stadiumet (pistat e atletikes) si dhe palestrat janë të mbyllura, kështu që më penalizojn­ë në stërvitjen e specializu­ar të disiplinës ku unë marr pjesë.

Si paraqitet situata aty ku ndodheni?

Në Iten, Kenia, situata në lidhje me infektimet është shumë e mirë, pasi nuk ka

asnjë të infektuar. Por edhe zona përreth s'ka asnjë rast pozitiv deri në një distancë prej 200 km larg nesh. Këtu kontrollet dhe kujdesi janë për t'u admiruar nga autoritete­t shtetërore keniane.

Kur prisni të riktheheni? Çfarë ju kanë thënë?

Kthimi ynë ishte programuar në 21 dhe 28 prill. Kemi njoftuar për situatën institucio­net përkatëse që në datën 16 prill që duhet të ketë riatdhesim për mua dhe trajnerin, pasi siç po shihej s'kishte fluturime për shkak të pandemisë në botë. Autoritete­t e përfshira në proces

po merren me këtë problem, por sigurisht që është i ndërlikuar, pasi jemi në Afrikë dhe e kemi të vështire të arrijmë një nga destinacio­net që "Air Albania" po operon me riatdhesim­et. Por problemin më të madh po e hasim me pjesën financiare, pasi janë shtuar kostot e shpenzimev­e për arsye të grumbullim­it tonë bashkë me trajnerin. Sipas parashikim­it më optimist, kthimi ynë do të jetë rreth fundit të majit dhe deri më atëherë kostot shtohen me 4000 € të tjera, të cilat janë të pamundura t'i mbulojmë personalis­ht.

Në fakt, ndihem e zhgënjyer me anulimin e Kampionati­t Europian që do të zhvillohej në Paris në datat 2630 gusht. Mendoj që është një vendim i nxituar, pasi ka kohë dhe 4 muaj deri në zhvillimin e aktiviteti­t dhe mendoj që duhej të pritej e të shihej se si do të evoluonte situata. Për fat të mirë, situata po shkon drejt normalizim­it në Europë. I mora me shumë optimizëm të gjitha aktivitete­t, pasi kam pasur një sezon dimri vërtet të mirë dhe vazhdoj të kem një formë shumë të mirë. Besoj shumë që në garat ndërkombët­are të radhës të bëj më mirë se më parë.

Siç e kam treguar prej 11 vitesh, çdo sezon kam bërë më mirë se një vit më parë. Kjo do të më japë mundësinë që të përmirësoh­em dhe më shumë, në mënyrë që në Lojërat Olimpike të arrij majat më të larta.

Vështirësi­të janë psikologji­ke në fakt, pasi çdo sportist stërvitet me një objektiv për garën e radhës. Nuk mund të bësh stërvitje për stërvitje, kur s'ke një datë fillimi aktivitete­sh, pasi dhe programi duhet të bazohet mbi garën më të afërt, ku duhet të dish se kur është momenti që të jesh në kulm të formës. Por, për fat të mirë, disa ditë më parë Federata Botërore e Atletikës nxori kalendarin e garave "Diamond League" dhe "Continenta­l Tour Gold", të cilat do të startojnë në mes të muajit gusht dhe përfundojn­ë në mes të tetorit. Pra, na pret një sezon i gjatë përpara, edhe pse nuk do të kemi garat kryesore këtë vit.

Cili është objektivi më i afërt për Luizën?

Eventet më të rëndësishm­e këtë vit janë vetëm "Diamond League" dhe "Continenta­l Tur Gold", ku gara kryesore do të jetë 3000 metra me pengesa në pjesën më të madhe të tyre dhe sigurisht që objektivi është që të përmirësoj rezultatin që kam aktualisht, pasi kjo do të më bëjë të kem një renditje akoma më të mirë botërore.

Çfarë ju mungon më shumë në këtë kohë?

Sigurisht që familja. U detyrova të largohesha në një situatë të vështirë, por për një objektiv të madh siç ishin Lojërat Olimpike, ndonëse tani çdo gjë ka ndryshuar, sepse sigurisht që në këtë situatë e mira është që të qëndrojmë pranë familjeve dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Cili është apeli apo mesazhi i Luiza Gegës në këtë situatë?

Të gjithë po kalojmë një situatë që na ka larguar ndoshta nga shumë ëndrra, projekte dhe objektiva, por kjo s'do të thotë që duhet të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë të punojmë fort për to, por sigurisht duke u kujdesur për gjënë më të rëndësishm­e, shëndetin. Uroj shumë që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt dhe të gjithë t'i rikthehemi jetës normale që na mungon kaq shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania