Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Viron Toska: Faza "play off" duhet të bëhet në Vlorë

Basket ferma/ Trajneri: Nuk e kuptoj pse po vonohet rifillimi

- Ermal Sika

Viron Toska, trajneri i Flamurtari­t në basketboll për femra, e shikon të vonuar nisjen e kampionati­t. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai flet edhe për opsionet e zhvillimit të ndeshjeve. "Për mendimin tim është vonuar nisja e kampionati­t. Po të shikosh njerëzit, rrinë bashkë me rrugë. Edhe në Tiranë te tregu rrinin 10 veta në 2 metra katrorë siç e thanë edhe ata vetë. Plus që kanë folur edhe mjekët. Nuk e di pse po e vonojnë kaq shumë. Sporti është një aktivitet në lëvizje, nuk e di pse ngurrojnë ta fillojnë, këtë nuk e kam kuptuar kurrë. Kanë qenë disa propozime, disa duan me grumbullim, të tjerë vajtje-ardhje. Ne fillimisht kemi propozuar që të bëhej me grumbullim në një qytet, ndërsa e mira ishte që të bëhej vetëm 'play off'-i. Nisemi nga renditja që kanë ekipet deri në këto momente, ku edhe nëse zhvillohen këto pesë ndeshje kjo renditje nuk ma ha mendja të ndryshojë. Shpresojmë që të bëhet 'play off', pasi Flamurtari i ka të gjitha lojtaret në aktivitet. Gjithashtu, lojtaret e huaja që janë në Vlorë për të cilat ka shpenzime dhe shpresojmë të nisë sa më shpejt aktiviteti", tha Toska. Trajneri vlonjat deklaron se ekipit i nevojitet vetëm një javë stërvitje. "Unë mendoj se nga momenti që jemi, nëse do të na jepet miratimi për të filluar stërvitjen, një javë është e mjaftueshm­e pasi të gjithë sportistët e Vlorës para se të fillonte epidemia, kanë bërë stërvitje dhe kanë qenë në grup dhe e dinë lojën se si luajnë. Të tjerët mund të kërkojnë edhe më shumë për të shitur mend apo edhe për efekte të tjera", tha trajneri. Toska më pas thekson se ndeshjet duhet të luhen në Vlorë: "Ne kemi propozuar Vlorën. Faktikisht na takon me meritë që ndeshjet të luhen këtu, sepse jemi në vend të parë dhe të distancuar nga ekipet e tjera. Në kushte normale, pa pandemi, Flamurtari­t i takonte që ndeshjet 'play off' t'i zhvillonte në Vlorë. Meqë do bëhen pak ndeshje, një gjysmëfina­le dhe një finale, duhet të bëhen në Vlorë. Përderisa Flamurtari ka udhëhequr, nuk mund të favorizosh një ekip tjetër e të thuash që ndeshjet do të luhen në Tiranë apo Shkodër. Nga një bisedë që kam zhvilluar me presidenti­n ai është dakord që ndeshjet të luhen në qytetin tonë", përfundon Toska.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania