Panorama Sport (Albania)

Zyrtare, Sainz është piloti i ri i Ferrarit

25-vjeçari, entuziast: Pres me padurim të zbres në pistë

- ARTIN LLESHAJ

Tashmë është zyrtare: Karlos Sainz Junior do të jetë piloti i ri i Ferrarit, duke nisur që prej sezonit të ardhshëm, ku do të jetë piloti i McLaren ai që do të marrë kështu vendin e Sebastian Fetelit. Ka qenë skuderia nga Maraneloja ajo që ka njoftuar blerjen e të riut spanjoll, i cili është djali i Karlos Sainzit, kampionit të botës në "rally". 25-vjeçari ka firmosur për sezonet 2021 dhe 2022 me "Kokëkuqen", ku do të formojë dyshen me Sharl Lëklerk. I lindur në Madrid më 1 shtator 1994, Sainz që tani ka arritur të grumbulloj­ë një eksperienc­ë të rëndësishm­e në kampionati­n botëror të Formulës 1. Ai regjistron 102 gara në pesë sezone, teksa rezultatin më të mirë e ka regjistrua­r në vitin 2019, ku e mbylli sezonin në vendin e gjashtë në renditjen e përgjithsh­me. Në këtë sezonin e kaluar, Sainz arriti të ngjitej për herë të parë në karrierë edhe në podium, duke e bërë këtë gjë në Çmimin e Madh të Brazilit, garë ku zuri vendin e tretë. Kështu, Sainz përgatitet për sezonin e tij të fundit me McLaren, duke pasur në kokë Ferrarin, por një gjë është e sigurt, që spanjolli nuk do të ishte kurrë pjesë e "Kokëkuqes" nëse nuk do të kishte talent, kurajë dhe ambicie. Ai është përzgjedhu­r për të formuar dyshen e së ardhmes me Sharl Lëklerk, yllin e ri të Formulës 1.

REAGIMI I 25-VJEÇARIT

Karlos Sainz ka realizuar një prej ëndrrave të tij, të garojë me Ferrarin në Formulën 1. Megjithatë, ai kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi e ardhmja e afërt e shikon ende me skuadrën McLaren. "Jam shumë i lumtur që do të kem mundësinë për të garuar me Ferrarin në vitin 2021 dhe jam entuziast kur mendoj të ardhmen time me këtë skuadër. Megjithatë, kam ende një botëror përpara me McLaren dhe po pres me padurim që të zbres në pistë për të garuar", është shprehur Sainz pas zyrtarizmi­t si pilot i Ferrarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania