Panorama Sport (Albania)

Terminator­i Ronaldo, si u transformu­a brenda 1 viti

Nevil dhe Gigs zbulojnëse­kretin: I ndryshoi trupi brenda natës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në ditët e sotme Kristiano Ronal do cilësohet në të njëjtin nivel si Lionel Mesi, Diego Armando Maradona dhe Pele falë talentit të tij të pabesueshë­m në futboll. Por superylli portugez, sot 35 vjeç, nuk ka qenë gjithnjë në klasën e pretendent­ëve dhe favorit për titullin e më të mirit tëtë gjitha kohërave. Në fakt, u desh një shkelm i vërtetënë prapanicën eportugezi­t për ta bërë futbollist­in elitar qëështë sot. Në Angli, CR7 shpërthent­e në skenë nga asgjëja, pasi ia ktheu në makth Xhon O'Shisë një ndeshje miqësore mes Mançester Junajtidit dhe Sportingut të Lisbonës në vitin 2003. Rio Ferdinand, i cili luante për "Djajtë" atë ditë, tregon: "Shkuam në pushimin e pjesës së parë dhe Xhon O'Shi duhet të ketë patur nevojë për bomblën e oksigjenit në krah për të marrë frymë. Ai qëndronte atje ulur dhe gulçonte. Ne po i thoshim që t'i afrohej më shumë Kristianos, por ai nuk mundej as të na përgjigjej. Të jem i sinqertë, unë, Pol Skolls dhe Niki Bat, po qëndronim atje duke menduar: 'ky djalëështë i pabesueshë­m, duhet të firmosim me të'". Dhe ashtu bënë, ndërsa arkitekti i Mançesteri­t, Sër Aleks Ferguson, mbeti më shumë sesa i befasuar nga paraqitja e 18vjeçarit kundër kampionëve të Premier Ligës. Por ende atëherë, Ronaldo ishte një adoleshent i dobët fizikisht, me reputacion­in e një lojtari që e tepronte me individual­itetin e tij në fushë.

RECETA E GIGSIT - Në fakt, Rajan Gigs, pranoi se lojtarët e Mançester Junajtid i jepnin shqelmanë stërvitje për shkak të dashurisë së tij të tepruar për fintet. Legjenda uellsiane, 13 herë kampion me "Djajtë", tregon: "Kur Ronaldo erdhi për herë të parë në 'Old Trafford', ai bënte shumë finte në fushë dhe në fund mungonte produkti. Ishte i ri kur u transferua te ne, ishte 18 vjeç dhe ende duke mësuar. Ai po vinte në një shkollë të vështirë siç ishte Junajtid dhe e tepronte me xhonglimet. Shpesh, kur niste ta tepronte me prekjet e topit, merrte shqelma në stërvitje. Ai duhet të rritej shumë shpejt dhe në fakt e bëri, duke u shndërruar në një prej futbollist­ëve më të mirë në botë". Talenti i tij ishte i padiskutue­shëm, por ai ishte endei papjekur dhe kishte gjithashtu pikëpyetje për sjelljen tij, diçka e vështirë për ta besuar sot e kësaj dite, një lojtar që ka 17 vite në nivel profesioni­st. Shoku tjetër i skuadrës, Geri Nevil, pranon se ai ishte gati që të dorëzohej për Ronaldon në vitet e para të portugezit në "Teatrin e Ëndrrave".

KTHESA - Por në verën e vitit 2006 gjithçka ndryshoi. Dhe pastaj pjesa tjetër është thjesht histori. Në atë vit, Ronaldo shkoi me përfaqësue­sen portugeze për të luajtur në Botërorin e Gjermanisë, që kujtohet për atë skenën e famshme të shkeljes së syrit ndaj shokut të skuadrës Uejn Runi, teksa sulmuesi anglez

linte fushën me karton të kuq. Dhe Nevil kujton se pas atij turneu ai u rikthye si një boksier i peshave të mesme. "Në sezonin 2006-'07, ai të linte pa frymë. Ai kishte zjarr në barkun e tij, uri. Dhe nga situata që unë isha gati të dorëzohesh­a që ai do ishte një sukses në vitet e para. Por pas Botërorit 2006,gjithçka ndryshoi. Kur i kthehesh atij sezoni, duket sikur të gjitha aspektet negative të lojës së tij u zhdukën. Kur një lojtar nis të shënojë 30 gola dhe jep 15-20 asiste, mund të vësh bast për gjithçka për ta. Ishte ndeshje pas ndeshjeje për një periudhë

2-vjeçare që unë nuk kam parë kurrë më parë diçka të tillë në 'Old Trafford'. Është shumë e rrallë të thuash që ti ke patur futbollist­in më të mirë në botë, por askush nuk e mendonte, përfshirë mua atë sezon. Ai u kthye nga Botërori 2006 me mentalitet­in e ndryshuar. Fiziku i tij dukej i transformu­ar totalisht brenda një nate. Ai ishte i shkathët, imcak dhe jo shumë i fuqishëm fizikisht dhe papritur u bë një boksier i peshave të mesme. Nga ai moment, ti e kupton se ai do të bëhet me të vërtetë special". Nësezonin 2005-'06, CR7 shënoi 9 gola dhe dha 6 asiste

në 33 ndeshje, 9 prej të cilave nga stoli. Një vit më vonë, shënoi 17 herë dhe i shtoi vetes edhe 8 asiste të tjera në 34 ndeshje. Pasimet, driblimet gjithashtu shënuan përmirësim. Edhe një tjetër vit pune dhe disiplina e tij u çimentua. Në 2007-'08 shënoi 31 gola, 6 asiste dhe u përfshi në gol çdo 74 minuta. Numri i driblimeve gjithashtu u rrit. Nga Nevil që donte të hiqte dorë, te shkelmat e Gigsit, Ronaldo u transformu­a nga ai talenti i dobët në një kampion në më pak se dy sezone. Kush e di se çfarë sekreti fshihet pas asaj vere në Gjermani...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania