Panorama Sport (Albania)

Sot “xhiro” e dytë e tamponëve, Interi gjen edhe hotelin e karantinës

Testet anti-Koronaviru­s, do t'u nënshtrohe­n edhe Konte me stafin

- ZGJIDHJA E QËNDRIMIT

Një tjetër "xhiro", sërish vrapime. Interi vazhdon pa ndalur, Antonio Konte nuk u lejon ndalesa lojtarëve për seancat individual­e, tani që po afron edhe rinisja e stërvitjev­e në grup. Dhe sot stafi mjekësor zikaltër do të ndihmojë lojtarët me "xhiron" e dytë të tamponëve dhe testeve anti-Koronaviru­s. Këtë herë do t'u nënshtrohe­n të gjithë, si futbollist­ët që e kanë bërë javën e kaluar, po ashtu edhe trajneri dhe pjesëtarët e stafit zikaltër që në "xhiron" e parë nuk ishin testuar, për shkak të mangësisë së gatishmëri­së së tamponëve në rajonin e Lombardisë. STËRVITJE NËN SYTË E MAROTËS - Siç dihet, Lukaku e Handanoviç me shokë janë rikthyer të stërviten në "Appiano Gentile", gjithmonë duke respektuar protokolli­n

qeveritar: së paku deri më 18 maj lejohen vetëm seancat individual­e dhe tek Interi për momentin po ndahen në tri grupe (me orare të ndryshme) nëpër fushat e qendrës sportive. Sipas raportimit të mediave italiane, pas rrebeshit të ditëve të fundit reshjet janë pakësuar dhe të gjithë kanë mundur të stërviten me

më shumë efikasitet, nën sytë e kujdesshëm të administra­torit të deleguar Xhuzepe Marota.

- Siç referon emetuesi italian, masat paraprake që klubi zikaltër ka parashikua­r nuk ndalen te tamponët dhe testet e gjakut. Duke qenë se duhet të qëndrojnë në grumbullim të izoluar

për së paku 14 ditë, në fakt, parashtroh­et edhe problemi i prenotimit. Në këtë aspekt, duke qenë se në "Appiano" ndodhen diçka më pak se 30 dhoma, Interi do të mbështetet te një hotel në afërsi ku do të mund të qëndrojë njëra pjesë (dhe tjetra në "Pinetina") për natën. Për shkak të emergjencë­s sanitare, realizimi i hotelit të ri në brendësi të qendrës aktuale ka pësuar një ngadalësim. Duhet të kishte qenë gati brenda këtyre ditëve, por do të përfundohe­t gjatë muajve të ardhshëm. Kështu do të mund të qëndrojnë gjithë futbollist­ët dhe stafi teknik, që ndërkohë po përpiqen të rinisin dhe të lënë pas krahëve këtë pandemi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania