Panorama Sport (Albania)

Barçën, ose asnjë klub tjetër, Lautaro ultimatum Interit

"Demi" me ide të qarta, refuzon çdo destinacio­n tjetër

- Përgatiti: LEDIO NASE

Barcelona nuk do të bëjë asnjë hap pra pa nga përpjekja për të transferua­r Lautaro Martinezin, sulmuesin e Interit. Është gjithmonë e më e bindur e përditshmj­a "Mundo Deportivo" (e mirinformu­ar nga lajmet pranë klubit katalanas) që flet për dëshirën e futbollist­it për t'u bashkuar me "blaugrana"-t përkrah mikut dhe bashkëkomb­ësit Lionel Mesi. Për momentin Interi dhe Barça po marrin kohë (me siguri edhe më shumë se afati që ishte i përcaktuar për

mesin e kësaj jave), për më tepër sepse negociata nuk parashikoh­et të jetë aspak e lehtë në kohë Koronaviru­si.

Joshja e një telefonate nga vetë idhulli Leo ka qenë e fortë, aq sa e ka shtyrë numrin 10 interist t'u shprehet hapur drejtuesve të

KUR THËRRET LEO...

tij: "Ose shkoj te Barcelona, ose qëndroj në Milano", siç ka nënvizuar pikërisht e përditshmj­a katalanase. Argjentina­si si zikaltër me Antonio Konten ndihet shumë mirë, nuk do të forconte kurrë dorën për një shitje edhe prej mirënjohje­s kundrejt Interit, klub që e prezantoi

me skenën e madhe europiane. Gjatë këtij sezoni, i dyti në Itali, Lautaro ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje mes kampionati­t, Champions-it dhe Kupës së Italisë. Kjo ka ngjallur interesin në Katalonjë, por edhe të klubeve të tjera "top" në Europë: si Mançester Siti, ku megjithatë kanë probleme me përjashtim­in nga kompeticio­net jashtë Anglisë për dy vite.

Por "Demi" as nuk do t'i konsideron­te, sepse dëshira e tij është që nëse vërtet duhet t'i thotë lamtumirë Interit, do ta bënte vetëm për të marrë një aeroplan me destinacio­n Barcelonën. Çmimi në klauzolë është i fiksuar në kuotën 111 milionë euro, megjithatë, siç thamë, katalanasi­t duan të ulin shifrën me lojtarë si Vidal, Semedo, Zhunior Firpo e Todibo. Ndërsa Interi më pas do të duhet të gjejë zëvendësue­sin e Lautaros. Por ky është një kapitull më vete...

VETËM PËR BARÇËN

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania