Panorama Sport (Albania)

Kuqezinjtë, një vit i mbushur me... malore

- SI DUHET VAZHDUAR?

Sezoni për Milanin nisi me mëkatin fillestar, të cilin, siç pëshpërite­t në ambientet kuqezi, pronarët nuk ua kanë falur ende përgjegjës­ve të sektorit teknik. E thënë ndryshe, zgjedhja e Marko Xhampaolos si trajner. 52-vjeçari nuk arriti t'i transferon­te ekipit konceptet e tij futbollist­ike e për pasojë edhe u shkarkua në afate të pazakonta për stilin kuqezi. Xhampaolos iu tregua dera sapo Boban e Maldini vunë re mungesën e "kimisë" mes tij dhe grupit. Për të përmirësua­r situatën u kërkua Luçiano Spaleti, pamundësia e të cilit për t'u çliruar nga kontrata me Interin bëri që zgjedhja e "Djallit" të binte mbi Stefano Piolin. I njohur me nofkën "normalizue­si", 54-vjeçari e normalizoi vërtet Milanin, por që tashmë rrezikon të largohet duke qenë se Ivan Gazidhisi ka plane të tjera.

- Ralf Rangnik prej muajsh turbullon ujërat rrotull kuqezinjve, aq sa "shkaktoi" edhe largimin e Bobanit nga detyra. Dilemat dhe deklaratat e gjermanit në kohët e fundit nuk i kanë bërë mirë Milanit, por gjithsesi "martesa" duket çështje kohe, aq më tepër që "Red Bulli" do të emërojë dikë tjetër në vend të tij. Se si do të afrohet 61vjeçari dhe çfarë do të sjellë kjo mbetet për t'u parë teksa fondi "Elliott" nuk duket se e ndien veten fajtor duke qenë se drejton klubin prej vetëm një sezoni e gjysmë. Situata e dobët me financat nuk ndihmon në aspektin e rritjes, por amerikanët duket se kanë në plan të investojnë akoma për "Djallin"

Shuplaka nga Atalanta përshpejto­i bisedimet për afrimin e Zlatan Ibrahimovi­çit. Suedezi ka ndikuar pozitivish­t në ekip, por nuk ka ende një akord të ri për të vijuar bashkëpuni­min me kuqezinjtë. Pavarësish­t moshës, 38vjeçarin e duan dhe e ndjekin të gjithë në skuadër. Problem mbetet largimi i Bobanit dhe ai i mundshëm i Maldinit, ndaj edhe Ibra ushqen dyshime. Nëse Milani vijon të udhëtojë në mjegull, sulmuesi mund të vendosë të kthehet në Suedi, ku e pret Hamarbi, por edhe një klimë ku maskat e dorashkat nuk janë të detyrueshm­e...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania