Panorama Sport (Albania)

Melo s'ndalet: Montolivo flinte në fushë, Kielini të marrë shembull Zanetin

Braziliani vijon polemikat edhe me kapitenin e Juves

-

Pas polemikave në distancë me Xhorxho Kielinin, ai vazhdon të prodhojë lajme gjatë daljeve direkte në rrjetin "Instagram". Felipe Melo ka folur me Sebastien Frein dhe duke cekur përsëri debatin me kapitenin e Juves, deklaroi: "Ky djalë ka një problem me mua sepse kundër Sienës i dhashë një goditje me kokë e që atëherë nuk më flet më. Tani më përmend nëpër libra. E thashë çfarë duhet të thosha e nuk dua të flas më. Fundja librin e ka aty, ndaj le të marrë përgjegjës­i për ato që thotë e tregon". Frei i kujton se Kielini i ka kërkuar falje Balotelit, por për Melon, vazoja e thyer nuk ngjitet më. Duke shpjeguar këndvështr­imin e tij, mesfushori tha: "Mua më kanë ndodhur aq shumë gjëra në karrierë saqë për t'i treguar do të më duheshin 10 libra. Çështja është që të tregosh gjëra të rëndësishm­e. Ai thotë se kam gabuar unë dhe Baloteli e kjo çështje nuk lejon hapa pas. Ndjesat nuk janë të nevojshme sepse gjithsecil­i është i lirë të bëjë atë që do e për më tepër nëse ai ka vendosur të shkruajë ato histori e ka bërë duke u menduar mirë". Përveç Fiorentinë­s, Felipe Melo ka luajtur për Juven dhe Interin, por me këta të fundit ka mbetur edhe tifoz. Si për t'i hedhur benzinë zjarrit, 36vjeçari thumbon duke përfshirë si shembull edhe Havier Zanetin: "Pa sajuar këto lloj polemikash, Kielini nuk do ta shiste dot librin. I këshilloj të marrë shembull nga Zaneti që shkroi një libër pa përmendur askund Juventusin apo histori si këto që tregon Kielini. Gjithsesi, kjo situatë më ka shtuar ndjekësit. Pas debatit kam rreth 30 mijë më tepër". Felipe Melo ka diçka për t'i thënë edhe Rikardo Montolivos, nga i cili përveçse cilësitë e mira, kujton edhe ngathtësin­ë e vrapimit në fushë. "Montolivo kishte cilësi të jashtëzako­nshme, por shpesh i ndodhte që të flinte në fushë. Isha unë që rikuperoja topa të shumtë edhe për të e më pas e ftoja të zgjohej", ka treguar mesfushori brazilian në një transmetim të drejtëpërd­rejtë nga profili i tij në "Instagram". Teksa Melo vijon karrierën me Palmeirasi­n në Brazil, Montolivo vendosi të tërhiqet vitin e kaluar kur përfundoi edhe kontrata e tij me Milanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania