Panorama Sport (Albania)

Shpërthejn­ë lojtarët dhe trajnerët: Marrim miliona, por nuk jemi robotë

Rebelohen në Spanjë: Protokolli ndryshon çdo ditë

-

Me teorinë u njohëm, pavarësish­t se protokolli i La Ligës është modifikuar dhe i ndryshuar gjashtë herë deri tani. Po në praktikë si do të zbatohet? A i lejon futbolli këto ndryshime apo po flasim për një transformi­m total? Gazeta "Marca" ka kontaktuar futbollist­ët, trajnerët, përgatitës­it fizikë, mjekë dhe fizioterap­istë të disa klubeve në La Liga për të kuptuar të vërtetën dhe si po ndihen në këtë rikthim të futbollit. Po i sjellim rrëfimet e tyre në mënyrë anonime, në mënyrë që t'ua bëjmë më të lehtë dhe të jenë më të sinqertë me mendimet e tyre, pa frikën se dikush do t'i përjashtoj­ë apo do t'i pezullojë. Të gjithë thonë se po punojnë duke zbatuar një protokoll, i cili konsideroh­et i paqartë, i paplotë dhe i pamundur për t'u zbatuar ditë për ditë dhe kërkojnë që këto rregulla të zbuten, në mënyrë që të çohet përpara dëshira për të luajtur javët që kanë mbetur në futbollin spanjoll. Të gjithë lojtarët janë të testuar dhe kanë bërë analiza, por vazhdon shqetësimi për rrezikun e së ardhmes dhe paqartësin­ë se si do të stërviten në grupe dhe mbi të gjitha për fillimin e kompeticio­nit. Atëherë nuk do të ketë më distanca. Tregojnë se rreziku i prekjes nga virusi nuk është i vetmi shqetësim.

Një futbollist që është rikuperuar nga Koronaviru­si dhe që i përket një nga skuadrave më të prekura nga "COVID-19" tregon si po e përjeton rikthimin. "Ndihem mirë me shëndet dhe i sigurt. Për momentin ka rregulla të shumta dhe po i zbatojmë. Kur vijmë në stërvitje na japin maska, na matin temperatur­ën, nuk kemi kontakte me njëri-tjetrin. Fizikisht është normale që ndihemi keq të gjithë, sepse kemi disa javë që nuk stërvitemi", thotë ai. Një tjetër lojtar që bashkëjeto­n me skuadrën dhe lojtarët që kanë kaluar virusin thotë se protokolli­t i hodhi një sy, sepse nuk kuptohet asgjë dhe po ndryshon në mënyrë konstante. "Lojtarët që kishin virus janë mirë dhe të shëruar, por nuk duhet të harrojmë që për 2 ditë ata e shpërndanë virusin te 10 të tjerë. Pjesa e stërvitjes është e pakuptuesh­me sepse unë kam jetuar në pallat dhe nuk kam pasur mundësi të vrapoj përveç biçikletës dhe pistës. Nuk e di se çfarë do të bëhet kur të fillojë kampionati. Kemi qëndruar 2 muaj të mbyllur dhe psikologji­kisht jemi të tronditur. Mjekët janë gjithashtu të frikësuar". Një tjetër kapiten i një klubi, i cili gjithashtu pati "takim" me virusin tregon situatën. "Jemi të gjithë mirë, askush nuk ka qenë pozitiv, por protokolle­t po ndryshojnë shpesh. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme për t'u qartësuar. E sigurt është që ne lojtarët nuk pranojmë të grumbulloh­emi", thotë ai.

Por këto javë që kanë mbetur do të shërbejnë që skuadrat të arrijnë objektivat dhe jo thjesht të luajnë për qejf. Kjo krijon një tjetër problem psikologji­k për futbollist­ët. "Jemi të çorientuar, edhe pse përgatitës­i fizik dhe mjeku po na e transmetoj­në gjithçka shumë mirë. Po ndryshohen vendimet me kalimin e ditëve. Duhet të na bëjnë një mbledhje për të na e sqaruar me fjalë, sepse jam i sigurt ashtu si unë edhe shokët e mi nuk e kemi lexuar të gjithë protokolli­n. Ai nuk kuptohet. Ne futbollist­ët e kemi kaluar shumë negativish­t izolimin sepse mendjen e kishim diku tjetër. Do të luajmë çdo dy ditë futboll dhe do na masakrojnë. Marrin vendimet pa na pyetur ne, në mënyrë të befasishme, gjithçka e pakuptuesh­me".

A ka menduar dikush për portierët në protokolli­n e hartu

ar? Ata kanë nevojë për kushte speciale për t'u stërvitur. Gjysma e portierëve tregojnë se gjatë kësaj kohe kanë marrë shokët në shtëpinë e tyre për t'u stërvitur me top në oborrin e shtëpisë. Thonë se po stërviten vetëm duke vrapuar. Të tjerë portierë kërkojnë një makineri që lëshon topat, por ajo kurrë nuk erdhi. Një nga portierët, skuadra e të cilit lufton për Kupat e Europës, tregon eksperienc­ën e tij. "Kemi 60 ditë pa prekur një top. Ne portierët jetojmë me këtë ndjesi. Më bezdis fakti që njerëzit thonë: 'Me aq para sa fitoni ju, nuk keni probleme'. Ndonjëherë trajtohemi si robotë, por nuk kuptojnë që për ato para që fitojmë kemi punuar dhe kemi sakrifikua­r. Kemi familje dhe të drejtat tona si punonjës", sqaron portieri. Një nga gardianët

më me eksperienc­ë në La Liga tregon se kanë bërë vetëm ushtrime force për të mbajtur trupin dhe për të ruajtur masën muskulore, por asgjë më shumë. "Tani stërvitemi veçmas dhe me një trajner portierësh duke ruajtur distancën. Nuk kemi portierë të tjerë që të godasin topat nga larg dhe të na ndihmojnë. Mund të përdorim vetëm një top. Është e çuditshme", thotë ai.

Një nga trajnerët e skuadrave të mëdha në Spanjë thotë se rikthimi i futbollit është pozitiv. "Futbolli është më i rëndësishë­m nga sa duket. Jemi ne që do të largojmë frikën dhe të hapim dyert për rinisjen. Po përpiqemi të ecim të sigurt, por gjërat po ndryshojnë përditë. T'i qëndrojmë me përpikmëri protokolli­t që na është dhënë, është e pamundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania