Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Jonuz: Fola me OSBE-në, OSBE-në, s’bëj s’bëj karantinë karantinë

Suad Lici, “kunj” rivalëve: Do ta zgjidhim si Partizani dhe Teuta

- ADMIR URUÇI

Vllaznia është një nga skuadrat më të prekura sa u përket lojtarëve dhe pjesëtarëv­e të stafit teknik që në këtë periudhë pandemie kanë qenë jashtë Shqipërisë. Sipas ligjit të vendosur pas përhapjes së Koronaviru­sit, çdo shtetas që vjen nga jashtë vendit në këtë moment, duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë. Kjo ua bën edhe më të vështirë skuadrave, pasi FSHF vendosi që më 3 qershor të rifillojë Kategoria Superiore dhe normalisht klubet janë të interesuar­a të nisin sa më shpejt përgatitje­t. Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, e ka pasur këtë si shqetësimi­n më kryesor, sepse kur të vinte në Shkodër, i duhej të qëndronte 14 ditë në karantinë. Mirëpo, duke se edhe për këtë pjesë ka sinjale pozitive. Dje trajneri nga Maqedonia e Veriut konfirmoi për "Panorama Sport" se ka folur për këtë problem direkt me Drejtorinë e Çështjeve Konsullore të OSBE-së në Shqipëri. Jonuz bëri të ditur se gjasat më të mëdha janë që më 19 maj të mbërrijë në Shkodër bashkë me portierin Andreja

Efremov, mbrojtësit Mevlan Adili dhe Filip Gligorov, si dhe sulmuesin Simeon Hristov. "Kam folur me drejtuesit e klubit për problemin e rikthimit në Shkodër. Sapo të hapen kufijtë, besoj se do të jemi në Shkodër. Nuk bëhet fjalë që të vij vetëm unë si trajner, por të jem aty së bashku me lojtarët që janë aktualisht

në Maqedoni. Nëse fillon me 18 maj stërvitja, siç dhe po flitet, jam i bindur se do të jemi aty më 19 maj. Ne po presim tani vetëm një sinjal", deklaroi fillimisht Jonuz. I pyetur nëse i kanë dhënë garanci për mosbërjen e karantinës kur të rikthehen në qytetin verior, ai u shpreh: "Kështu kemi biseduar dhe, me sa di unë, ne nuk

do të karantinoh­emi, por do të jemi menjëherë në punë. Për këtë kam folur edhe me Drejtorinë e Çështjeve Konsullore të OSBE-së, si dhe autoritete­t shqiptare".

TË HUAJT

Pas përhapjes së Koronaviru­sit, në Shkodër mbetën katër lojtarë të huaj. Bëhet fjalë për brazilianë­t

Hygor Gonçalves dhe Silvio Zhunior, si dhe moldavët Maksim Kojokaru dhe Eugen Sidorenko. Këta të fundit nuk mundën dot të udhëtonin drejt vendeve të tyre, për shkak se u mbyllën kufijtë. Ndërsa lojtarët nga Maqedonia e Veriut dhe trajneri Jonuz përfituan nga afërsia dhe u kthyen pranë familjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania