Panorama Sport (Albania)

Kaloi “COVID”-in, Flor Riza: Ja pse s’ka asnjë rrezik

"Mjafton të izolohet vetëm sportisti i prekur, ja ç'futboll pritet"

- OLSI TUJANI

"Futbollist­ë nuk ka as një rrezik". Kështu shprehet një ish-futbollist i shquar i Tiranës dhe jo vetëm në një intervistë elektronik­e për "Panorama Sport". Florian Riza jep mesazhin e qartë për të gjithë sportistët profesioni­stë, duke u thënë se e gjithë kjo situatë mund të kalohet edhe pa asnjë shqetësim. Si një prej personave që e ka kaluar virusin që shkaktoi pandemi në të gjithë botën, Riza sqaron se do të mjaftonte karantinim­i individual i futbollist­it në rast se preket, pa patur nevojë për izolimin e të gjithë skuadrës. "Deri në 38.5. Ka qenë vetëm kjo temperatur­ë", tregon ndër të tjera Riza, për shqetësimi­n që ka kaluar gjatë periudhës së përjetimit të Koronaviru­sit. Riza, si jeni me shëndet pasi e keni kaluar edhe virusin?

Jam mirë dhe gëzoj shëndet të plotë. Çfarë vështirësi­sh keni ndierë nga ana shëndetëso­re gjatë periudhës kur ishit në spital?

Kam patur vetëm temperatur­ë gjatë periudhës kur kam qenë në shtëpi. Sa ishte temperatur­a më e lartë dhe më shqetësues­e?

Deri në 38.5. Ka qenë vetëm kjo temperatur­ë. Gjatë periudhës së qëndrimit në spital nuk kam patur asnjë shqetësim. Sa zgjat periudha e simptomave shqetësues­e?

Unë flas për rastin tim dhe atë që kalova. Tek unë ka zgjatur dhjetë ditë. Në cilën periudhë e keni kaluar virusin?

Ka qenë periudha nga data 10 mars deri më 20 të

këtij muaji. A lë apo jo pasoja virusi kur kalohet me shqetësime dhe simptoma (siç e keni kaluar ju)?

Jo, unë nuk kam kaluar asnjë simptomë. A keni ndonjë ide se ku mund të jeni infektuar?

Nuk e di këtë dhe unë nuk kam infektuar askënd.

Nëse një futbollist supozojmë se e kalon virusin, bazuar edhe nga eksperienc­a juaj, a lë pasoja të mëtejme? Shëndeti, frymëmarrj­e, apo shqetësim tjetër?

Sipas meje, në rastin hipotetik që po pyesni ju, në rast se një futbollist aktual preket, unë mendoj se nuk i lë asnjë lloj simptome. Në rastin e një futbollist­i të prekur, si mendoni, mjafton të izolohet individi apo duhet izoluar e gjithë skuadra?

Unë mendoj se do të mjaftonte që të izolohej vetëm futbollist­i i prekur jo e gjithë skuadra. Çfarë sugjeroni për sportistët, si duhet të veprojnë në këtë situatë, por edhe në rast prekjeje nga virusi?

Sugjeroj që të vazhdojnë të stërviten pa asnjë frikë. E them këtë sepse nuk do të kenë fare probleme. Në gjykimin tuaj si ishfutboll­ist, çfarë futbolli duhet të presim pas një periudhe kaq të gjatë pushimi?

Sipas meje, duhet të presim futbollin që kemi parë vazhdimish­t. Ndoshta vetëm ritmi do të jetë disi më i ulur. Nga dje është dhënë leja nga shteti për stërvitje dhe më 3 është caktuar nisja e kampionati­t. A mendoni se është kohë e mjaftueshm­e përgatitor­e për lojtarët dhe ekipet?

Unë besoj se ata janë stërvitur edhe gjatë këtyre muajve. Ndaj them se mjafton për të vazhduar me ndeshjet e kampionati­t. Çfarë këshille do të kishit për ekipet dhe për Tiranën specifikis­ht që është në vend të parë me 9 pikë diferencë?

Unë besoj te lojtarët profe- sionistë dhe këshilla ime ësh- të që të vazhdojnë të jenë të tillë, profesioni­stë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania