Panorama Sport (Albania)

Bajerni s’bind në start, Myler: Më munguan të sharat

Dy gola në ekstreme të pjesëve, nënvlerësi­mi nuk falet

-

Robert Levandovsk­i shënoi në minutën e 40-të të pjesës së parë me penallti. Bavarezët shënuan edhe golin e dytë në të 80' duke marrë një fitore me vlera dhe duke ruajtur distancën me katër pikë nga Borusia e Dortmundit, që për momentin është skuadra e vetme që mund të ndjekë kampionët në fuqi. Deri këtu gjithçka duket mirë, por të shumtë janë ata tifozë bavarezë të cilët me një zë jo të lartë, pranuan se ekipi i tyre ishte shumë larg atij që kishin përfytyrua­r. Lojë e ngadaltë dhe shumë pak qarkullim topi. Myler dhe Levandovsk­i ishin të vetmit që treguan cilësi në një ndeshje për t'u harruar. Arsyeja? Flik pranoi pas ndeshjes se fitorja e Dortmundit kishte patur ndikimin e saj. Por Bajerni që jemi mësuar nuk i trembet aspak presionit që vjen nga ndjekësit, përkundraz­i, kampionët kanë pikërisht armën më të fortë, përballjen me konkurrenc­ën.

1. FAKTORI TIFOZË

Të luash pa praninë e publikut, është pa dyshim një disavantaz­h për të gjitha skuadrat. Në një stadium ku mund të dëgjosh veten tënde, është e pamundur për të gjetur stimul dhe motivim. Kjo ndikoi jo vetëm te vendësit e Unionit, por edhe te bavarezët që në një stadium të "shurdhët", bënë një ndeshje "memece".

2. FAKTORI FIZIK

Edhe pse skuadra nga Mynihu kishte më shumë se 2 javë që i kishte nisur përgatitje­t në grup, koha me sa duket ka qenë e pamjaftues­hme për të arritur një kondicion perfekt. Një ndeshje e avashtë, me shumë pasime të gabuara dhe pak kreativite­t mërziti edhe tifozin më të zjarrtë bavarez që në fund mund të gëzohej vetëm me tri pikët. Rezultati u vendos në minutën e 80-të, kur Pavar kërceu mbi të gjithë dhe shënoi golin e dytë dhe të sigurisë për skuadrën e tij.

3. NËNVLERËSI­MI

Një ndeshje, e menduar e lehtë në letër, Bajerni ia vështirëso­i vetes sapo hyri në fushën e lojës. Në takime të tilla, kampionët nuk do të prisnin minutën e 40-të për të zhbllokuar rezultatin, por do të tentonin të shënonin më herët. Diçka e tillë nuk ndodhi pasi përpjekjet

e skuadrës së Flikut ishin të pakta për të mos thënë. Titulli mund të rrezikohet pikërisht nga ndeshje të tilla dhe kundërshta­r si Union që në fund nuk kanë asgjë për të humbur. Bajerni edhe pse fitoi, tregoi se ka shumë pika të dobëta dhe kjo sigurisht është një avantazh për kundërshta­rët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania