Panorama Sport (Albania)

Kur rivaliteti MustaKola nuk di të ndalet

- Nga YLLI AGA

Rivaliteti i tyre në fushën e lojës do të mbetet një nga kapitujt më të rëndësishë­m të historisë së kampionate­ve tona. Veçmas për ngjyrat e ekipeve që përfaqësua­n denjësisht dhe me të përbashkët­ën e të qenit bashkëkohë­s (me ditëlindje të përafërta), bashkudhët­arë nga fillimi dhe deri ...

Rivaliteti i tyre në fushën e lojës do të mbetet një nga kapitujt më të rëndësishë­m të historisë së kampionate­ve tona. Veçmas për ngjyrat e ekipeve që përfaqësua­n denjësisht dhe me të përbashkët­ën e të qenit bashkëkohë­s (me ditëlindje të përafërta), bashkudhët­arë nga fillimi dhe deri në fundit e karrierës, si dhe shokë skuadre në ekipin kombëtar. Tifozët e periudhës së tyre, që përkon edhe me kulmin e futbollit të atij sistemi, kishin fatin të përjetonin brenda derbit të madh të kryeqyteti­t edhe një ndeshje më vete mes të dy protagonis­tëve dhe ku peshorja e fitores ndryshonte kah në mënyrë të vazhdueshm­e. Për rivaliteti­n e tyre në fushën e lojës mund të ketë ende shumë elemente për të treguar dhe për t'ua bërë të ditur tifozëve, por së fundmi një temë e re janë replikat e tyre për titullin e kampionati­t të 50-të, të luajtur në sezonin 1988-'89.

Për legjendën e Partizanit, ai titull ishte i destinuar për klubin e kuq, bazuar në rrëfimin e Mustës, që pak ditë më parë deklaronte në "Panorama Sport":

"Sigurisht që e mbaj mend. Ka qenë një situatë e ndodhur pas fazës së dytë, ku ne udhëhiqnim me katër pikë para Tiranës. Kampionati atë sezon zhvillohej me tri faza. Përpara fillimit të fazës së tretë u shpikën normat".

Ndërkohë që kjo deklaratë e vendosur përballë statistika­ve dhe kronologji­së së atij kampionati na konfirmon se Partizani dhe 17 Nëntori kanë rivalizuar nga fillimi dhe deri në fundin e atij sezoni, kushtëzuar edhe prej faktit se fitoret vlenin vetëm dy pikë dhe mundësia për shkëputje ishte më e paktë. Në periudhën që përmend Musta, në të cilën erdhën edhe ato pezullime absurde për katër nga titullarët e kuq, kampionati kryesohej gjithsesi nga 17 Nëntori, madje duke filluar nga java 21, e luajtur me 13 marsin e 1989-ës për të mos e lëshuar më deri në javën e fundit. Por deri në atë moment skuadrat ishin shkëmbyer në krye në disa javë dhe ku momenti më i mirë për të kuqtë ishte në javët 14 dhe 15 me diferencën +4 nga 17 Nëntori. Gjithashtu, një element në favor për Partizanin në atë sezon ishte se në katër ndeshjet e zhvilluara, nuk humbën asnjë përballë rivalëve të tyre historikë:

Java 1 Partizani-17 Nëntori 3-2 Java 12 17 Nëntori-Partizani 0-2 Java 27 Partizani-17 nëntori 1-1 Java 32 17 Nëntori-Partizani 1-1

E sigurt është se me titullarët e pezulluar Partizani do të kishte shumë më tepër mundësi për ta fituar atë titull kampion, por e vërteta e madhe është se 17 Nëntori, jo vetëm nuk ishte -4 pikë, por kryesues, status të cilin Kola me shokët e tij të ekipit e mbrojtën me dinjitet dhe sakrifica deri në fund.

Replikat në distancë mes dy ikonave të futbollit tonë nuk e dëmtojnë aspak profilin e secilit prej tyre në sytë e të gjithë opinionit sportiv, por më shumë se për të hapur polemika të pabazuara, do të ishte e udhës të sillej në vëmendje cilësia e kampionati­t të atyre viteve, "Fair Play" që mbizotëron­te, organizimi i klubeve, evidentimi i yjeve dhe mbi të gjitha rivaliteti maksimal mes ekipeve. Siç konfirmohe­t edhe nga tabelat e mësipërme, diferencat mes skuadrave ishin minimale dhe rezultatet befasuese. Ishte koha kur kampionati ishte argëtimi dhe krenaria e të gjithë shqiptarëv­e. Sigurisht edhe për meritë të Mustës dhe Kolës, yjeve të atyre viteve!

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga seanca e djeshme stërvitore e Partizanit
Çast nga seanca e djeshme stërvitore e Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania