Panorama Sport (Albania)

“Dybaldo” është gati, Paulo pret rinovimin e martesës

Ronaldo përfundon karantinën, në stërvitje e pret Dibala

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Karantina nuk i ka ci flosur dot siguritë e “Zonjës së vjetër” e teksa shumë skuadra i bëjnë llogaritë me ndryshimet, Mauricio Sarri do t’u besojë katër këmbëve të forta. Bëhet fjalë për ato të Kristiano Ronaldos dhe Paulo Dibalës, dy lojtarë atipikë, por që kanë treguar se janë një çift ëndrrash. Nuk është një dukuri që ndodh për herë të parë në Torino, pasi historia e Juves është plot me gëzime të dhuruara nga dy sulmues ku njëri ishte i gjatë dhe efikas, ndërsa tjetri i shkurtër, por vendimtar. Që në fillim të aventurës sarriane, CR7Dybala ishte e parë në aspektin hierarkik, por shpirti prej eksperimen­tuesi i trajnerit bëri që dyshja të mos ishte e paprekshme. Megjithëse sezoni ka mbi 10 javë që ka ndaluar, të gjithë në ambientin bardhezi e dinë se Ronaldo dhe Dibala nuk mund të ndahen. Nuk e dëshirojnë as ata vetë diçka të tillë, e aq më pak tifozët, ndërsa fusha ka konfirmuar “mirëkuptim­in” e dyshes sulmuese.

NË PUNË – Siç thamë, numrat 10 dhe 7 janë pikënisja juventine post”COVID-19" dhe aktualitet­i e lehtëson këtë vendim. Teksa Higuain është ende në karantinë, Dibala e ka përfunduar e drejt përfundimi­t është edhe Ronaldo. Izolimet e tyre kanë qenë të ndryshme sepse Paulo luftoi me Koronaviru­sin, ndërsa 35vjeçari ruante formën në Madeira (Portugali). Luzitani dhe argjentina­si do të ritakohen sot, teksa hera e fundit që ishin stërvitur bashkë ishte 8 marsi. Për shkak të mangësive në protokoll, Juventusi, si simotrat e tjera të Serisë A, do të vazhdojë stërvitjet me grupe të vogla, teksa grumbullim­i në “J Hotel” është ende një vegim. Këto janë detaje për dy sulmuesit, të cilët, nga sot, mendojnë për përmbysjen e Lionit në Champions e për të mbajtur Lacion në distancë. Me Higuainin të zhytur në dilema dhe me shumë vonesë në formë fizike, Dybaldo është emblema bardhezi që kërkon të fitojë gjithçka.

SI DYSHET E MËDHA – Në Serinë A, Dygualdo ka qëndruar në fushë për 1140 minuta dhe statistika­t tregojnë se është numri 10 që kërkon më shumë 7-ën. Ideja që mbizotëron në ambientet

juventine është ajo që “flet” për një dyshe që ende nuk ka shpërthyer si duhet. Nostalgjik­ët imagjinojn­ë shkëndija si ato të verës 1957 kur Umberto Anjeli, babai i Andreas, blinte Omar Sivorin dhe Xhon Çarlsin, dy sulmues që zor se gjenden më

të ndryshëm. Edhe vitet ‘80 u kanë dhuruar kënaqësi tifozëve të “Zonjës”, sepse asokohe, në ekip ishin katër “Topa të Artë” të shpërndarë mes Platinisë dhe Paolo Rosit. Dyshet e frikshme janë një konstante e Juves dhe këtë e dëshmojnë Viali-Baxho, por

sidomos Del Piero me Inzagin e më pas me Trezegenë.

Trashëgimi­a ka kaluar te Dibala-Ronaldo, që jetojnë për sfida të tilla. Kush i njeh, flet për dy sportistë shembullor­ë, por edhe dy miq të afërt, të cilët që nga sot do të jenë larg vetëm 1 metër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania