Panorama Sport (Albania)

Partizani zbret në fushë, “humb” Romero

Puna ka vijuar me masa shtesë, Romero sërish larg ekipit

- Ilir Cara

Partizani i ka dhënë fund zyrtarisht periudhës së karantinës dhe nga paraditja e djeshme ka nisur përgatitje­t në terren për 10 ndeshjet e mbetura të kampionati­t. Kjo pjesë e mbetur ka shumë rëndësi për kampionët në fuqi, pasi për momentin skuadra e drejtuar nga trajneri Adolfo Sormani është pa biletë për Kupat e Europës. Fillimi i punës ka qenë i pazakontë, pasi dihet se tashmë futbolli është ndarë në dy periudha, para dhe pas "COVID-19". Në orën 9 të mëngjesit të djeshëm, të kuqtë e kryeqyteti­t kanë rinisur përgatitje­t, që vijnë pas ndërprerje­s 66-ditore si pasojë e pandemisë. Nën drejtimin e trajnerit Sormani, stafit teknik dhe atij mjekësor, të gjithë lojtarët kanë zhvilluar seancën e parë të programuar në kompleksin sportiv "Fooball Republic". Përgatitje­t nga dje dhe në vazhdim do të zhvillohen duke respektuar protokolle­t e sigurisë higjieno-sanitare të miratuara nga Insituti i Shëndetit Publik, si dhe duke respektuar rregullat e distancimi­t social dhe sigurisë.

Lojtarët kanë udhëtuar drejt kompleksit stërvitor me makina personale dhe me pak persona brenda. Për momentin është i ndaluar udhëtimi i skuadrës me autobus, kështu që udhëtimi do të vijojë me automjete private. Përpara fillimit të çdo seance stërvitore, stafi mjekësor kryen kontrollin individual për secilin lojtar, ku u matet temperatur­a. Nga kontrolli i djeshëm të gjithë anëtarët e familjes së kuqe kanë rezultuar të shëndetshë­m dhe temperatur­a e lojtarëve ka qenë normale, me një mesatare 36.5. Pas kontrollev­e paraprake nga stafi mjekësor, futbollist­ët janë vënë nën urdhrat e stafit teknik. Pjesën dërrmuese të ngarkesës në këtë seancë të parë e kanë marrë përgatitje­t fizike, kryesisht me vrapime dhe ushtrime të tjera. Por, pas një mungese të gjatë, futbollist­ët kanë patur mundësi që të ushtrohen edhe me topin, gjë e cila u ka munguar shumë prej dy muajsh. Lojtarët janë këshilluar që t'i zbatojnë në maksimum rregullat dhe protokolli­n e miratuar, ku duhet të

shmangin sa më shumë kontaktet fizike, që nuk kanë të bëjnë me pjesën aktive në fushë.

Mungon Romero- Të pranishëm në seancën stërvitore kanë qenë të gjithë futbollist­ët që janë përgatitur edhe para shpërthimi­t të pandemisë. Ndonëse kanë kaluar 66 ditë nga seanca e fundit stërvitore, te Partizani vijon marrëdhëni­a e ngrirë me mesfushori­n Aristotele­s Romero. Venezuelia­ni u spostua nga stafi teknik te Partizani B për shkaqet që dihen, por edhe pse kanë kaluar mbi dy muaj, sërish Romero mbetet larg ekipit të parë. Duket qartë që mesfushori­t i është mbyllur përfundimi­sht dera tek ekipi i parë dhe kontratën me të kuqtë do ta përmbushë te Partizani B.

 ??  ?? Belica duke matur temperatur­ën para fillimit të seancës së djeshme
Belica duke matur temperatur­ën para fillimit të seancës së djeshme
 ??  ?? Bilali duke matur temperatur­ën para fillimit të seancës së djeshme
Bilali duke matur temperatur­ën para fillimit të seancës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania