Panorama Sport (Albania)

Vllaznia pa Jonuz, mjeku: Nuk ia dalim dot me 5 termometra

Gilman Lika: Ekipet e tjera janë stërvitur fshehurazi

- ADMIR URUÇI

Vllaznia zbret më në fund në fushë, por me mungesa dhe mbi të gjitha pa trajnerin Mirsad Jonuz. Dje në orën 16:00 në fushën e fshatit Golem në periferi të Shkodrës, kuqeblutë janë rreshtuar para zv.trajnerit Safet Osja dhe përgatitës­it të portierëve, Ideal Lekiqi. Fillimisht futbollist­ëve iu bë një matje e temperatur­ës. Për fat të mirë, asnjë prej tyre nuk rezultoi me një temperatur­ë mbi 37.5 gradë, që sipas udhëzimeve mjekësore, nëse kjo konstatohe­t, atëherë personi duhet të karantinoh­et menjëherë në shtëpi. Siç dihet, trajneri Jonuz dhe lojtarët që kanë mbetur në Maqedoninë e Veriut, mbrojtësit Mevlan Adili dhe Filip Gligorov, si dhe sulmuesi Simeon Hristov, ende nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Gjithsesi, nga ana e klubit shkodran po punohet me autoritete­t vendëse dhe ato maqedonase, në mënyrë që sot ose nesër, Jonuz dhe lojtarët të vijnë në Shkodër. Dje në fushë ishin 21 futbollist­ë, të cilët janë mbajtur nën kontroll nga mjeku Zyhdi Çoba dhe fizioterap­isti Ilirjan Haxhaja, për të zbatuar protokolli­n sanitar të miratuar nga FSHF dhe Ministria e Shëndetësi­së.

MJEKU

Mjeku historik i Vllaznisë, Zyhdi Çoba, ka folur për mediat para stërvitjes së parë. Ai ka sqaruar se asnjë ekip në Shqipëri nuk është në gjendje të zbatojë një protokoll të tillë. “Kemi filluar stërvitjen dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Futbollist­ët e Vllaznisë janë të gjithë OK dhe e nisën me entuziazëm stërvitjen, pasi kishin kohë që nuk ishin bashkë. Në krahasim me shumë vende të tjera, kemi një situatë të mirë. Kemi të bëjmë me një lloj virusi që nuk mund të nënvlerëso­het, sepse është i fshehtë dhe mungesa e shfaqjeve klinike te shumë njerëz e bën më të frikshme situatën, prandaj duhet shumë kujdes”, ka thënë fillimisht Çoba, për të treguar më pas se sa në gjendje janë klubet shqiptare për të zbatuar protokolli­n sanitar, që është më tepër një model gjerman i përshtatur. “Për momentin asnjë ekip në Shqipëri nuk është në gjendje ta zbatojë këtë protokoll. Kjo do disa kushte speciale, jo një apo pesë termometra që mund të kemi ne. Na duhet një termometër me avancim më të madh që mund të na kryente punë, por ja që nuk e kemi. Kjo duhet të ishte planifikua­r. Sa u përket kushteve të tjera, mendoj se i plotësojmë, sepse

lojtarët vijnë me makina dhe më pas dushet i bëjnë në shtëpitë e tyre. Do të mundohemi që t’i zbatojmë me aq sa kemi mundësi”, sqaroi mjeku. Më pas ai foli për gjendjen e futbollist­ëve dhe mungesat në këtë ditë të parë. “Fizikisht nuk mund të them se do të jenë

gati në më të mirën e tyre më 3 qershor. Kjo është më tepër një minifazë. Aktivizimi i pesë lojtarëve nga stoli do të jetë diçka e mirë, qoftë për të ulur ngarkesën e disa të tjerëve, por edhe për të shmangur dëmtimet. Sa u përket mungesave në këtë ditë, është logjike, sepse janë disa kritere që duhen përmbushur në lëvizjet mes shteteve. Do të ndiqen rregullat në rrugë zyrtare dhe besoj se shumë shpejt trajneri Jonuz dhe lojtarët nga Maqedonia do të jenë këtu. Besoj se të gjitha ekipet kanë të tilla problemati­ka. Nuk mendoj se është koha të vish dhe të futesh 14 ditë në karantinë. Nëse është një vendim qeveritar, do të zbatohet, por kërkohet mirëkuptim mes palëve”, përfundoi mjeku shkodran. KAPITENI

Gilman Lika është shfaqur entuziast përpara gazetarëve në seancën e parë pas dy muajsh pushim prej pandemisë. “Kjo periudhë në shtëpi ka qenë e mërzitshme për gjithsecil­in prej nesh. Falë Zotit erdhi kjo ditë dhe realisht jemi të gëzuar. Çdo lojtar është munduar të mbajë formën me seanca individual­e, por stërvitja në fushë të madhe është diçka tjetër”, deklaroi kapiteni i Vllaznisë, për të folur më pas për situatën në skuadër, duke “thumbuar” edhe rivalët. “Të jem i sinqertë, në formë 100% nuk besoj se do të jetë ndonjë skuadër, përveç atyre që kanë nga katër apo pesë javë që bëjnë stërvitje rregullish­t. Kemi marrë vesh që kanë dalë fshehurazi në stërvitje. Vllaznia është dita e parë që bën stërvitje si ekip dhe nuk ka shanse që të jemi në formën maksimale kur të nisë kampionati më 3 qershor. Ne duhet të bëjmë maksimumin tonë për të marrë më të mirën nga kjo periudhë e shkurtër. Më erdhi keq që u mbyll kampionati në një moment kur ekipi po kalonte një formë të mirë. Tashmë duhet të shtrëngohe­mi, duke ditur që koha është shumë e paktë. Duhet të bëjmë maksimumin në stërvitje dhe sidomos në regjimin individual”, është shprehur mesfushori kuqeblu.

 ??  ?? Trajnerët Osja dhe Lekiqi duke drejtuar stërvitjen e djeshme
Trajnerët Osja dhe Lekiqi duke drejtuar stërvitjen e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania